“Jam krenare, por ndjej edhe dhimbje…”, mesazhi i fortë i Kryemadhit me shqiptarët në Nju Jork: Të bashkohemi e t’i kthejmë Shqipërisë rininë e ikur

Tuesday, 04 February 2020 09:27

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Nju Jork.

Në takim ishin të pranishëm mbi 300 anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët ishin mbledhur për të zhvilluar një bashkëbisedim me zonjën Kryemadhi.

Mes të tjerash kryetarja e LSI u shpreh se në takimet e shumta që ka zhvilluar me pjesëtarë të komunitetit shqiptar me SHBA është ndjerë krenare për arritjet e tyre realisht suprizuese.

“Por njëkohësisht ndjej edhe dhimbje, që ne si klasë politike jemi treguar të pavëmendshëm dhe indiferent për të realizuar reformat ekonomike dhe avancuar me shpejtësi në integrimin e vendit, për të bërë të mundur ndaljen e shpopullimit dhe hemoragjinë e trurit dhe të pjesës më energjike të Shqipërisë rinisë sonë, që i kushton shumë kombit dhe vendit”, shtoi ajo.

Kryemadhi foli nga SHBA për iniciativën që LSI po përgatit për rikthimin e të rinjve dhe të rejave nga emigrimi dhe sesi Shqipëria duhet të përgatitet që kthimi i tyre të jetë mundësi për të rritur ekonominë shqiptare dhe kjo t’iu kthejë besimin familjeve të reja shqiptare që kanë më shumë mundësi në Shqipëri se në mërgim.

“Kjo duket utopi por ulja e taksave, paga të mirëpaguara subvencione që profesionin e bujqësisë që është shumë i vështirë por i domosdoshëm për jetë të shëndetshme për fëmijët shqiptare. Garantimin e arsimit dhe shëndetësisë cilësore. Kjo është detyra jone si politikë dhe ne duhet të ecim shpejt sepse Shqipëria po zbrazet dhe po plaket me ritme shumë të shpejta. Shumë prej shqiptarëve punojnë dhe drejtojnë kompani të mëdha zyra legale, banka dhe janë dinjitozë në profesionet e tyre. Ndoshta sot Shqipëria nuk iu ofron mundësi por ne duhet të punojmë që t’iu krijojmë mundësine që të vijnë dhe idete e tyre dhe projektet e tyre t’i zhvilojnë në Shqipëri.

“Super brain” mund ta quajme apo si të doni por ne duhet të bashkohemi të gjithe që të ngrejmë në këmbë Shqipërinë dhe t’i rikthejmë asaj rininë e ikur t’i rikthejmë buzëqeshjen dhe freskinë që po i mungon.

Në duhet të heqim taksimin e dyfishtë, për investimet amerikane aq më shumë kur janë shqiptaro-amerikane pra të mos paguhet dy herë taksa dhe në Amerikë dhe në Shqipëri,sepse në fund të fundit Shqipëria nese e vendos taksen zero ajo fiton investimin krijohen vende të reja pune sjell teknologji të përparuar dhe kemi “More America in Albania”. Sa më shumë investime shqiptaro-amerikane të ketë në Shqipëri sa më prezent të jetë investimi amerikan, shtetasit amerikan dhe Amerika do të jetë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë”, tha ajo.

Kryemadhi zhvilloi gjithashtu dhe një vizitë në Qendrën Amerikane në Nju Xhersi ku mësojnë shqip fëmijë shqiptarë të lindur në Amerikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...