Dokumenti ekskluziv/ Bllofi i KÇK-së së Ramës. “Golden” u sekuestrua në 2015

Tuesday, 04 February 2020 10:51

Kompleksi “Golden” në Xhafzotaj, referuar QKB-së në pronësi të Altin Hajrit, në kërkim si i dyshuar në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, rezulton i vënë nën sekuestro vite më parë nga autoritet ligjzbatuese.

Ndërkohë që Policia pompon aksionin për sekuestrimin, duke e përdorur për propagandë, zbulohet se sekuestro e biznesit është bërë që në vitin 2015.

Publikohet në mënyrë ekskluzive urdhrin për sekuestrimin e objektit, të firmosur nga zv/drejtuesi i Prokurores së Krimeve të Rënda të asaj kohe, Besim Hadarmataj dhe të miratuar më pas nga Gjykata.

Sipas shkresës, që mban datën 27 Tetor 2015, çështja i është kaluar për ta ndjekur prokurorit Anton Martini. Kërkesa e prokurorisë dërguar gjykatës vjen në kuadër të hetimeve të një letër-porosie nga Prokuroria Antimafia e Venecias në Itali.

user-select: auto !important; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; display: inline-block;">

Shtet ku Altin Hajri dhe pjesëtarë të tjerë të një që merrej me trafik ndërkombëtar droge, u shpallën në kërkim. Grupi, që sipas hetuesve italianë, drejtohej nga ai dhe i vëllai Emiljan Hajri.

“Në Tetor, Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të letër-porosisë së autoriteteve italiane, sekuestron kompleksin tregtar ‘Golden’, me sipërfaqe 10 mijë m2, si edhe disa pasuri të tjera të paluajtshme, me sipërfaqe totale rreth 500 m2, në emër të vëllezërve Altin dhe Emirjan Hajri, të akuzuar si drejtues të një rrjeti trafiku lëndësh narkotike”, thuhej në një njoftim të Prokurorisë asokohe, ku informonte lidhur me bilancin mbi aktivitetin e 6-mujorit të dytë të vitit 2015 në luftën kundër krimit financiar. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...