Mbledhja e parë e qeverisë/ Kurti porosit ministrat: Mos rrini ulur nëpër kolltukë e të urdhëroni nga lart

Tuesday, 04 February 2020 12:44

Kryeministri Albin Kurti ka folur për herë të parë në mbledhjen e qeverisë para ministrave. Kurti pasi uroi kabinetin qeveritar tha se do të punojnë në emër të qytetarëve

“Është kënaqësi t’ju shoh të gjithëve kështu të entuziazmuar për rolin dhe detyrën që e keni marrë dhe e kemi marrë bashkërisht. Po e filloj duke uruar secilin prej jush, për pozitën dhe përgjegjësinë që do ta keni për t’i shërbyer qytetarëve, është mirë ta themi që në fillim që ky kabinet është i qytetarëve dhe ne punojmë në emër të tyre dhe për ta”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti tha se nuk do të pushojnë deri sa të shpërblejnë besimin e qytetarëve. Ai shton se do të ishte mirë që ministrat e ri të dilnin më shumë në terren e jo të rrijnë në zyrë.

“Nuk mund të pushojmë deri sa ta shpërblejmë besimin e tyre, 100 ditët e para do të jenë të zëna me angazhim dhe me përkushtim maksimal, karriget i kemi por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin, programi ynë është ambicioz aq sa janë edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit tashmë janë te ky kabinet qeverisës, do të ishte mirë që të gjithë ne të mësojmë përmendësh programin që del nga marrëveshja e përbashkët, sepse me të do të zgjohemi në mëngjes dhe do të flejmë në mbrëmje, le të bëhemi të thjeshtë e të drejtë, Ministri i Bujqësisë duhet të kalojë më shumë kohë me fermerët sesa në zyrën e tij e Ministri i Shëndetësisë me Mjek e me pacientë, jo të rrijnë ulur në kolltukë e të urdhërojnë nga larg po të zbresin poshtë sa më afër te qytetari, mandati mund d të jetë edhe privilegj por është mirë që ta kuptojmë si privilegj për të shërbyer e jo për të urdhëruar, jepni kuptim pozitës së ministrit çka s’ka pasur asnjëherë pas luftës”, tha ai.

Kurti më tej shtoi se sukseset dhe dështimet e kësaj qeverie janë të përbashkëta dhe jo personale.
“Sukseset dhe dështimet janë të përbashkëta dhe jo personale. Në këtë qeveri do të jemi qeveria e Republikës së Kosovës, dera ime është e hapur për çdo ditë në çdo orë dhe çdo minutë, asgjë nuk është më e rëndësishme se sa zbatimi i programit.
Jam i bindur se ky shans është unik për secilin prej jush, takimet tona do të jenë të shpeshta dhe të shumta sepse ministritë janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Mos të harrojmë që qeverisja jonë është pasqyrë me të cilën qytetarët e shohin vet veten”, përfundoi Kurti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...