Edi Rama para se të sulmosh analistët, po të jesh burrë çoju këtyre emrave formularin e Anti-KÇK-së

Tuesday, 04 February 2020 13:41

Edi Ramës duket i ka dalë nga kontrolli që ditët e para, menaxhimi i fushatës mediatiko- propagandistike për të justifikuar strukturën paralele me SPAK dhe BKH, që shpiku me emrin ‘Anti-KÇK’.

Në emisionet kryesore politike mbrëmjen e të hënës, dy zëvendësministrat e tij të Brendshëm nuk mundën dot që të sqaronin përballë juristëve, komentatorëve politikë dhe analistëve, të paktën kushtetutshmërinë e këtij akti normativ, i cili parashikohet që të dalë vetëm në raste të një emergjence të jashtëzakonshme.

Në përpjekje për të justifikuar dhe mbrojtur një strukturë policore, e cila merr atributet e prokurorisë dhe të gjykatës, duke i ngjasuar forcave ‘Kuds’ të gjeneralit Kasem Sulejmani, Rama mëngjesin e sotëm e ka lëshuar sërish gjuhën e akuzave kundër mediave dhe analistëve, të cilët nuk pranojnë të firmosin në borderonë e tij.

‘Jo vetëm PD, po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin’, ka lëshuar një cicërimë të helmtë dhe dëshpëruese kryeministri i vendit, mëngjesin e sotëm në Twitter.

Vetë Edi Rama `tmerri’ i kriminelëve dhe trafikantëve na paska konstatuar se plot analistë e komentatorë, mes krimit dhe qeverisë, paskan zgjedhur të parët!

Imagjinoni një analist përpara dilemës qesharake që shtron Edi Rama: Kë do zgjedhësh, krimin apo qeverisjen e Rilindjes në këto 7 vite në pushte?!

Njësoj sikur t’i thuash: Krimin apo Saimir Tahirin me gjithë narko-drejtorët e policisë që janë ende në arrati?!

Krimin apo Fatmir Xhafajn me gjithë të vëllanë Agron Geron, i cili ende është në burg në Itali si trafikant i madh droge?!

Krimin apo Artur Bushin e Krujës, `shok` i të parit i skeduar në Itali?!

Krimin apo Valdrin Pjetrin e Shkodrës, i dënuar si trafikant droge edhe ky në Itali?!

Elvis Roshin e Kavajës me 7 emra të tjerë, i dënuar si përdhunues dhe i skeduar si trafikant?!

Vangjush Dakon e Durrësit, i shpallur `non grata` nga SHBA, mbret i betonit skarco që shkërmoqi pallatet pas tërmetit?!

Krimin apo vjehrrin e krimit, Qazim Sejdinin e Elbasanit, i cili përveç shumë e shumë të zezave që ia di i gjithë qyteti, ka edhe firmën e bashkëshortes nën hetim për trafik droge?!!

Krimin apo Dionis Imerajn së bashku me Ymer Lalën e Dibrës të kapur me organizatën e madhe të trafikut të drogës, Avdylajt, në përgjimet e dosjes `184`, kushtuar vjedhjes së votave të Dibrës, të cilët mbrohen dhe promovohen personalisht nga ‘babloku’ Edi Rama?!

Apo të zgjedhin mes krimit dhe Elton Arbanës, ushtar i bandës së Avdylajve, edhe ky i kapur në rrjetën e përgjimeve të dosjes `184` e nderuar nga Edi Rama me postin e kryebashkiakut në Shijak?!

Kë të zgjedhin analistë dhe komentatorët ‘e shkretë’, mes krimit dhe Agim Kajmakut të Vorës i dënuar në Greqi dhe që ende është në kërkim duke e nxjerrë policinë dhe këtë shtet më shumë se sa është qesharak, ndërkohë që kompania e tij vazhdon e merr tendera nga vetë ministria e Brendshme?!

Çfarë të bëjnë analistët `e gjorë`, kur ti iu vë përballë si zgjedhje; o krimin, o Taulant Ballën; mik, mburojë dhe përfitues nga trafikantë të mëdhenj siç e akuzon sistematikisht opozita?!

Apo të bëhen palë me Jurgis Çyrbjan, deputetin e Rilindjes në  Durrësi, ushtar dhe përfaqësues politik i bandës së Emiljano Shullazit; apo me Rrahman Rrajan, deputet i Fushë Krujës, oazit ku nuk hyn kurrë policia ku gëlojnë vrasësit me pagesë dhe kanë bazën bosët e krimit shqiptar?!

Apo të dalin në studio dhe të mbrojnë Damian Gjiknurin, ish- super ministrin e Rilindjes, deputet i Vlorës, koka e operacionit për vjedhjen e votave në Dibër, i kapur në përgjimet e dosjes `184`, në skandalin 40 milion euro të Unazës së Re, në vjedhje të mëdha dhe tentativë për pastrim parash në SHBA?!

Me kë të bëhen palë, me Alket Hysenaj ish-doganierin, deputet i Sarandës, i akuzuar në prokurori nga qytetarët si hajdut i pronave në bregdet, si dhe pastrues parash i korrupsionit?!

Na thuaj Edi Rama; çfarë zgjedhje të bëjnë analistët, mes krimit dhe Luan Harushës deputet i Shkodrës, i lidhur me bandën e Bajrave, të cilët blejnë vota... Apo të bëhen palë me Arben Ndokën, Mark Frrokun, Armando Prengën, etj, etj, sepse as eteri i pafund nuk e nxë listën tënde të krimit që solle në pushtet  dhe të shërbëtorëve e përfaqësuesve politik të tij?!

Një këshill përpara se të sulmosh mediat dhe analistët që të thonë lakuriq të vërtetën: Po të kesh burrëri, çoju formularin e ‘Anti-KÇK-së’ tënde të gjithëve këtyre më lart dhe pastaj `flasim` sërish!

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...