Kryemadhi, shqiptarëve në Nju Jork: LSI po përgatit kthimin e emigrantëve, nuk është utopi

Tuesday, 04 February 2020 14:17

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar në New York me anëtarë të komunitetit shqiptar, ku i ka shprehur se ndjehet krenare për arritjet e tyre

Ndër të tjera, Kryemadhi i ka thënë se ndjen dhimbje, që klasa politike në Shqipëri është treguar e pavëmendshme dhe indiferente për të realizuar reformat ekonomike dhe për të avancuar me shpejtësi në integrimin e vendit.

Kjo do ishte mënyra e vetme sipas Kryemadhit për të bërë të mundur ndaljen e shpopullimit dhe hemorragjinë e trurit dhe të pjesës më energjike të rinisë sonë, që i kushton shumë kombit dhe vendit.

“Gjithashtu u fola edhe për iniciativën që LSI po përgatit për rikthimin e të rinjve dhe të rejave nga emigrimi dhe sesi Shqipëria duhet të përgatitet që kthimi i tyre të jetë mundësi për të rritur ekonominë shqiptare dhe kjo t’iu kthejë besimin familjeve të reja shqiptare që kanë më shumë mundësi në Shqipëri se në mërgim”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e vizitës në SHBA, zhvillova një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në New York.

Në takim ishin të pranishëm mbi 300 anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët ishin mbledhur për të zhvilluar një bashkëbisedim. Mes të tjerash u tregova se në takimet e shumta që kam zhvilluar me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, jam ndjerë krenare për arritjet e tyre realisht suprizuese, por njëkohësisht ndjej edhe dhimbje, që ne si klasë politike jemi treguar të pavëmendshëm dhe indiferent për të realizuar reformat ekonomike dhe avancuar me shpejtësi në integrimin e vendit, për të bërë të mundur ndaljen e shpopullimit dhe hemorragjinë e trurit dhe të pjesës më energjike të Shqipërisë rinisë sonë, që i kushton shumë kombit dhe vendit.

Gjithashtu u fola edhe për iniciativën që LSI po përgatit për rikthimin e të rinjve dhe të rejave nga emigrimi dhe sesi Shqipëria duhet të përgatitet që kthimi i tyre të jetë mundësi për të rritur ekonominë shqiptare dhe kjo t’iu kthejë besimin familjeve të reja shqiptare që kanë më shumë mundësi në Shqipëri se në mërgim. Kjo duket utopi, por ulja e taksave, paga të mirë paguara, subvencione për profesionin e bujqësisë që është shumë i vështirë por i domosdoshëm për jetë të shëndetshme, për fëmijët shqiptarë. Garantimin e arsimit dhe shëndetësisë cilësore.

Kjo është detyra jonë si politikë dhe ne duhet të ecim shpejt, sepse Shqipëria po zbrazet dhe po plaket me ritme shumë të shpejta. Shumë prej shqiptarëve punojnë dhe drejtojnë kompani të mëdha zyra legale, banka dhe janë dinjitozë në profesionet e tyre. Ndoshta sot Shqipëria nuk iu ofron mundësi, por ne duhet të punojmë që t’iu krijojmë mundësinë që të vijnë dhe idetë e tyre dhe projektet e tyre t’i zhvillojnë në Shqipëri.

Gjithashtu zhvillova edhe një vizitë në Qendrën Amerikane në New Jersey ku mësojnë shqip fëmijë shqiptarë të lindur në Amerikë.

Modifikuar më Tuesday, 04 February 2020 14:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...