Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, ka ndarë sot me ndjekësit e saj lajmin e hidhur dhe dhimbjen për vdekjen e babait të saj, Theodhoraq Gjosha, ekspert kontabël. “Zot sa më mungon, edhe pse ke vetëm pak orë që je ndarë nga kjo jetë,” shkruan Gjosha në Fb, në krah të një fotografie të lumtur familjare.
“Dua të të kujtoj kështu siç je këtu, në ditën më të lumtur të jetës tënde, - shprehet Gjosha në Fb. - Sot fatkeqësisht ti ke bërë eklips në zemrën time.
Për mua koha ka ndalur dhe shpirti është vrarë aq shumë, sa nuk di se si do të arrijë të shërohet
Ti je heroi im, modeli më i mirë që unë mora në jetë. Jam krenare për ty babi im. Zot sa më mungon, edhe pse ke vetëm pak orë që je ndarë nga kjo jetë.”