Kriminaliteti në vend është shqetësues. Akoma më shqetësues është fakti që këta individë, ekspozojnë në liri të plotë, pasuritë e tyre. Por çfare mendimi kanë qytetarët në lidhje me këtë fenomen dhe veçanërish për Operacionin Forca e Ligjit, që po trumbetohet fort nga Kryeministri Edi Rama?
Gazetarja ka marrë mendimin e qytetarëve të zakonshëm në rrugët e Tiranës për çështjen e kriminalitetit në vend dhe operacionin e ashtuquajtur OFL
Ndiqni intervistat e plota në videon në fund
Qytetari me kapele në foton në vijim: Problemi qëndron tek verifikimi i të gjithë këtyre pasurive nga ana e shtetit dhe t’i mbledhë e t’i çojë në gjykatë e prokurori këta persona e t’u thojë: Këtë pasuri, ku e more, ku e bërë, si? Më jep dokumentin! Kaq. Faktet dhe provat hedhin poshtë çdo lloj justifikimi që ai mund të bëjë me gojë ose dhe me dëshmitarë.
Qytetari: Krimi këtu është ulur këmbëkryq dhe ne nuk kemi asnjë shprese në këtë vend vetëm për këtë që bëhet. Këtu drejton krimi, jo shteti. Populli thotë “nuk do as mend dhe as kalem”. Tek operacioni nuk kam besim fare.
I riu nga Kosova: Mendoj se gjithë këta njerëz që kanë fituar gjithë këtë pasuri, në mënyrë jo të rregullt, jo me punë,nuk e di si i thoni ju këtu, po ne nga Kosova i themi se e kanë bërë me haram këtë. Më mirë të punosh me drejtësi sesa me ndonjë rrugë të keqe.
Zonja: Kriminaliteti e ka zaptuar Shqipërinë. Medet populli se ku është, s’ka bukë të hajë. Le pensionistët! Pensionistët s’e di kush ku janë a po vdesin! Të gjitha i ka thënë Edi Rama e asnjë s’e ka bërë. Të gjitha çfarë ka thënë deri më sot, asnjë nuk ka realizuar. Vetëm ka realizuar dëshirat e veta.
Zotëria me beretë: Është problem, me thënë të vërtetën. Kur forcat politike janë në grindje të vazhdueshme me njera – tjetër me një politike artizanale që ata ndjekin, atëherë forcat që nuk e kanë gjetur veten, ato aktivizohen më shumë për të bërë...Ndaj gjetja e qetësisë dhe komunikimit dhe vrarja e mendjes e politikanëve për të zgjidhur problemet e populli bëhet më i urtë, më punëtor dhe nuk do të ketë kriminalitet. Sa për Operacionin, për t’u zbatuar një ligj duhet të marrin pjesë të gjitha forcat. Kur merr vetëm një forcë, ajo shndërrohet në dopioforcë për vete dhe shtyp forcat e tjera. Pa miratimin total të forcave politike, asnjë zgjidhje nuk do të ketë.
Qytetari në foton poshtë: Kjo është shumë shqetësuese, të flasim realitetin. Kjo është gjëja më kryesore se gjithë gjërat që bëjnë, me krimet, me drogat. S’ke ku ankohesh, s’ke ku flet. Asnjë lloj sigurie nuk ke. Fëmijët kanë ikur. S’ka siguri këtu, ndaj po ikin, s’po ikin nga qejfi. Më vjen keq. Nuk kam llafe për të folur. Nuk kam besim, ka humbur besimi. Unë jam jopartiak, rri jashtë, emigrant jam, po më ka humbur besimi në të gjitha drejtimet, nga A-ja tek ZH-ja.
Qytetari me syze: I ke lajmet në të gjithë botën që kriminaliteti në Shqipëri është ulur këmbëkryq! Ai duhet të futet vetë brenda. Po funksionoi nga vetvetja po! Po nëse një njeri krijon një anti-KÇK sipas tij dhe nuk fut vetveten, çfarë do të funksionojë?!
Qytetari: Sepse kriminel në Shqipëri është Kryeministri!
Qytetari: Kur flitet kështu, diçka. Siç i thonë prej Shkodrës, ku ka za, s’është pa gja!
I riu ish-emigrant: Me ik natën, mos me ik ditën, mos të na shohë njeri! Se s’do njeri me e lanë këtë vend të qetë e të dashur. Unë jam një kurbetqar i kthyer në Shqipëri dhe i penduar që jam rikthyer. Tek Operacioni nuk kemi besim fare. Zero. Se jemi mësuar tashmë dhe jemi penduar që jemi kthyer ta provojmë vendin tonë. Jemi penduar. Shpresojmë ndonjë rrugëdalje nga ky vend.
© SYRI.net