EMRI/ Si po bëhet gati dhe lirimi i të ‘tmerrshmit të Beratit’

E mërkurë, 05 February 2020 15:24

Gjykata e Fierit po përgatitet për nxjerrjen nga burgu të një personi i njohur si ‘i tmerrshmi i Beratit’ ose ‘i forti i Beratit’ të Aleksandër Kuqo.

Në vitin 2001 Aleksandër Kuqo  u dënua me 21 vite burg nga gjykata Fier, pasi u arrestua në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane.

Mbi Aleksandër Kuqon rëndojnë dhjetëra akuza nga drejtësia italiane, e cila në vitin 1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”

Vendimi i Gjykatës së Fierit, që e konvertoi vendimin italian në 21 vjet heqje lirie, në atë kohë u përfol dhe u konsiderua si një skandal i drejtësisë shqiptare. Aleksandër Kuqo u riarrestua më datën 6 maj të vitit 2006, nga Policia e Beratit për llogari të Prokurorisë së Fierit.

Në urdhër përcaktohej prangosja e Kuqos “për ekzekutimin e vendimit penal nr.13, datë 22 janar 2003, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për caktimin e masës mjekësore ndaj Aleksandër Kuqos”.

Ditën e djeshme, me datë 4 shkurt 2020 në seancën e zhvilluar në Gjykatën Fier, gjykata relaton duke qenë se nga ana e ekspertëve është rekomanduar masa mjekësore mjekim i detyruar ambulator, në kujdes të  një familjari, dhe është e nevojshme marrja e mendimit dhe pëlqimit në bazë të nenit 46, të një familjari në lidhje me faktin nëse gjykata do të vendos nëse do të marrë shoqërimin dhe kujdesin e shtetasit Aleksandër Kuqo pranë mjekut familjar.

Avokati Zenun Hadermataj ka kërkuar në seancën e djeshme se paraprakisht duhet të vendoset një njeri i  afërt që në rastin konkret është bashkëshortja e tij Ledja Kuqo dhe për këtë marrin përsipër njoftimin e saj.

Gjykata vendosi të ndërpresë  shqyrtimin gjyqësor me qëllim paraqitjen e shtetases Ledia Kuqo

Modifikuar më E mërkurë, 05 February 2020 15:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...