Presidenti Ilir Meta reagon pasi Këshilli i Evropës miratoi udhëzimet ndaj qeverive si të mirëmbajnë ekuilibrat e demokracisë
“Një angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës”, shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.
Komiteti i Ministrave ka miratuar sot një listë që synon të sigurojë se fituesit e zgjedhjeve mbështesin praktikat demokratike.
Lista e përpiluar nga Komisioni i Venecias, grupi i ekspertëve i Këshillit të Evropës – u jep udhëzime qeverive se si të mbajnë ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdor ai vend.