Iniciativa e ‘Tre Deteve’, Mediu bashkëdrejtues: Takimi, për projektet në infrastrukturë e energji, mirënjohës për mbështetjen ndaj Shqipërisë

E Enjte, 06 February 2020 15:28

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në bashkëpunim me Gjeneralin Jim Jones ish-Komandant i NATOs-, Kryetari  Emeritus i Këshillit të Atalntikut organizuan dhe bashkëdrejtuan takimin për inisiativen e 3 Deteve (Balltik, Deti Zi dhe  ai Mesdhe)

Kjo iniciativë përfshin projekte të rëndësishme për Europën Qendrore dhe Lindore në infrastrukturë, Energji dhe Teknologji për të ndërtuar një Europë të plotë dhe qëndrueshme, përballë presioneve dhe ndërhyrjeve të Rusisë dhe Kinës.

Kjo iniciativë e cila mbështetet nga SHBA dhe Bashkimi Europian ka në përbërje 12 vende anetare të BE , ndërsa Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, jo anëtare të BE nuk janë pjesë e saj. Ian Berzinski në fjalen e tij shpjegoi projektet dhe interesin e madh që ka kjo iniciativë.

Mbas fjalës së Gjeneral Jones  z Mediu falënderoi, Gjeneralin Jones për mbështetjen e Shqipërisë për antarësimin e Shqipërisë dhe integrimin e vendeve të rajonit në NATO.

Po ashtu vlerësoj mundësinë e bashkëpunimit me Këshillin e Atlantikut për këtë takim dhe iniciativa të tjera që i shërbejnë të ardhmes Euro-Atlantike të Ballkanit.

Zv Presidenti i Këshillit të Atlantikut Damon Ëilson shpjegoj se ky këshill është aktiv në qendrimet e tij për Ballkanin dhe marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet SHBA dhe BE.

Cështjet e sigurisë, Ekonomisë dhe infrastrukturës janë interesa strategjike të Amerikës dhe partnerëve të saj.

Në këtë takim Shqipëria perfaqesohej nga Presidenti Meta i cili shprehu mbështetjen dhe dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e këtij procesi dhe angazhimet kryesore të vendit në fushën e infrastrukturës rrugore dhe energjitike.

Në takim ishin dhe përfaqesues të pozitës dhe opozitës si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj.

Të gjitha vendet e Europës Juglindore ishin të përfaqesuara në kete forum dhe dhanë mbështetjen që perpara Samitit te Takilinit në Estoni, të ketë një takim në rajon ku te kërkohet përfshirrja e vendeve të Ballkanit në këtë proces.

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...