Zgjedhjet nuk ishin demokratike/ Këshilli i Europës rrëzon 30 qershorin

E Enjte, 06 February 2020 16:36

Delegacioni i nivelit të lartë të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, në përfundim të misionit të tij në Tiranë, ka arritur në përfundime që rrëzojnë gjithë procesin e votimeve të 30 qershorit. Drejtuesit e delegacionit të KiE, në qëndrimet finale që mbajtën pas njohjes me situatën në Shqipëri, me një gjuhë direkte, pranojnë se 30 qershori nuk garantoi zgjedhjet demokratike dhe nuk i shërbeu pluralizimit në vend.

Gunn-Marit Helgesen, Presidenti i Dhomës së Rajoneve të Kongresit thotë hapur  se zgjedhjet nuk ishin demokratike. “Për fat të keq, zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”, deklaroi Gunn-Marit Helgesen, raporton Top Channel.

Presidenti i Kongresit Anders Knape duket ju referuar 30 qershorit thotë se nuk ka shtet normal pa demokraci funksionale ne nivelin lokal, duke nënkuptuar se votimet një partiake nuk mund të quhen demokratike. “Nuk ka demokraci funksionuese në nivelin e Shtetit pa një demokraci pluraliste dhe të gjallë në nivelin lokal. Kongresi do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për konsolidimin e vetëqeverisjes territoriale me anë të krahasimit dhe bashkëpunimit të synuar. Forcimi i konsultimeve midis qeverisë qendrore dhe nivelit lokal dhe luftës kundër korrupsionit janë të një rëndësie të veçantë për Kongresin në këtë drejtim”,- tha Knape.

Delegacioni i nivelit të lartë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës që vizitoi Shqipërinë, përbëhej nga Presidenti i Kongresit Anders KNAPE (Suedi), Presidenti i Dhomës së Rajoneve, Gunn-Marit HELGESEN (Norvegji) dhe Presidenti i Dhomës së Autoritetet Lokale, Xavier CADORET (Francë).

 

Drejtuesit e misionit takuan Presidentin e Republikës, Zëvendës Ministrin e Brendshëm, Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës, etj. kryetari i Bashkisë së Tiranës, përfaqësues të trupit diplomatik ndërkombëtar, OJQ-të dhe shoqatat e vetëqeverisjes territoriale si dhe Avokati i Popullit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...