Negociatat/ Imzot Gjergj Meta: Çuam në Bruksel zërin e njerëzve të thjeshtë, shpirtërisht jemi pjesë e Europës

E Enjte, 06 February 2020 17:20

Imzot Gjergj Meta i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ai dhe personalitete të tjera të Kishës Katolike ishin në Bruksel, me qëllim që të përcjellin atje zërin e njerëzve të thjeshtë.

Ai shtoi se nuk ishte në Bruksel si politikan, por për të përfaqësuar zërin e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë, që duan hapjen e negociatave.

“Ishim në Konferencën e Ipeshkvije të BE. Ne ishim aty, për të folur sidomos pas asaj që ndodhi në tetor, kur fatkeqësisht në atë kohë nuk u hapën negociatat. Ne ishim aty si Kishë Katolikë. Ne përcollëm mesazhin tonë përpara zyrtarëve të Bashkimit Europian, duke folur për vlerat e shtetit tonë dhe të kombit. Ne nuk shkuam si politikan, por si njerëz të Kishës, që kemi një dimension tjetër. Kemi çuar në BE një zë të njerëz të thjeshtë. Ne jemi në kontakt të përditshëm me njerëzit të thjeshtë dhe kemi dërguar këtë zë. Na thanë edhe nëse myslimanizmi mund të jetë problem, e na thamë se Shqipëria është rast unik i bashkëjetesës fetare. Makroni prsh ka thënë se shqiptarët kanë kërkuar azil, e thamë se nëse na refuzoni, do të shtohen azilkërkuesit”, tha imzot Meta.

Dom Gjergj Meta theksoi se Shqipëria, shpirtërisht është pjesë e Europës dhe se edhe fizikisht duhet të jetë pjesë e saj.

“Negociatat do iu jepnin shpresë njerëzve në Shqipëri. Ne thamë se jemi këtu, përfaqësues të një kombi të vjetër, një komb ku u ngjis ideja e Europës. Në Bruksel pashë frymë pozitive. Brukseli është informuar për gjithçka që ndodh në Shqipëri. Europa do të ndryshojë, por ne si komb duhet të jemi në Europë, sepse shpirtërisht jemi pjesë e saj. Edhe feja ka problemet e veta, por ne japim forcë për integrimin e vendit”, u shpreh ai.

Në lidhje me tërmetin, Gjergj Meta deklaroi se Kisha Katolike ka ndihmuar njerëzit me aq mundësi sa ka pasur.

“Unë di se Zoti ka krijuar gjithësinë. Në bazë të shkencës, fillimi i krijimit ka qenë një tërmet i madh, sipas teorisë së Big Bengut. Pra, ne të gjithë jemi në një ndryshim të vazhdueshëm. Universi është në një ndryshim të vazhdueshëm. Në rastin e tërmetit, kur rrëzohet një ndërtesë, atëherë i bie që kjo ndërtesë nuk është ndërtuar siç duhet. Jo gjithmonë ka një shpjegim racional. Ne kemi karitas, ndihmojmë njerëzit me çadra, veshmbathje. Kemi nisur edhe me ndërtimet, me aq sa mundemi, se nuk jemi shtet, aq sa kemi buxhet. Kisha Katolike po bën më të mirën”, deklaroi Dom Gjergj Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...