Avokati: Nëse do Green Card, kujdes kur pranon ndihmën sociale në SHBA

Premte, 07 February 2020 09:15

Për çështje të emigracionit në SHBA, sqaron avokati amerikan Kieran Both.

Të hënën, më 27 janar, 2020, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i hapi rrugën zbatimit nga ana e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), të rregullit të “barrës publike” në Shtetet e Bashkuara. Ky rregull vazhdon të mbetet i bllokuar në Ilinois. Por kudo tjetër në Amerikë DHS-it i lejohet të zbatojë rregullin në fjalë.

Pritet që DHS të njoftojë se kur do të fillojë zbatimi i rregullores së barrës publike si dhe të paraqesë formularët e rinj të nevojshëm. Kjo rregullore vazhdon të luftohet në nivel gjykatash federale, por vendimi i Gjykatës Supreme i lejon DHS-it që të zbatojë rregullin në fjalë gjatë kohës që proçeset gjyqësore kundër tij vazhdojnë. 

 

Prej kohësh ligjet e emigracionit të Shteteve të Bashkuara kanë përmbajtur dispozita që kanë për qëllim të kufizojnë shpenzimet e qeverisë në ndihmë të shtetasve të varfër jo-amerikanë.

 

Një personi mund t’i hidhet poshtë kërkesa për t’u pranuar në Shtetet e Bashkuara ose kërkesa për të fituar statusin e  rezidentit të përhershëm (LPR) nëse ai ose ajo “ka të ngjarë të kthehen në barrë publike”.

Kategori të caktuara, si ato të azilantëve dhe refugjatëve, për momentin nuk preken nga kjo rregullore.

Megjithëse ligjet e emigracionit nuk e përkufizojnë qartë termin “barrë publikë”, sipas përkufizimit të dhënë në vendimet e mëparshme, ky term nënkupton një individ që është ose ka të ngjarë të bëhet dikush që “është kryesisht në varësi” të “ndihmës publike në të holla si mjet sigurimi të të ardhurave” ose “nën kujdesin afatgjatë të një institucioni të specializuar, me shpenzimet e qeverisë”.

DHS-së i kërkohet ta bazojë vendimin e marrë lidhur me barrën publike, në faktorë siç janë mosha, shëndeti, statusi familjar, pasuria, burimet e ndryshme të të ardhurave, gjëndja financiare, arsimimi dhe aftësitë. DHS do ta konsiderojë tashmë përfitimin nga ndihmat e caktuara publike që kalojnë nivele të caktuara dhe që janë marrë më parë dhe tani, si faktor negativ me shumë peshë.

Zgjerimi i madh i asaj që përfshihet në termin “barrë publike” — si përfshirja e personave të punësuar që marrin përfitime sipas të ardhurave të verifikuara, qoftë dhe për një kohë të shkurtër — përbën distancim nga interpretimi sipas të cilit termi në fjalë kufizohej tek ata individë që vareshin kryesisht nga ndihma afatgjatë të ofruara nga qeveria.

Sipas rregullores së mëparshme, ata që merrnin përfitime që nuk ishin në të holla, përfshirë këtu kupona për ushqim dhe ndihma shëndetësore Medicaid, nuk konsideroheshin barrë publike. Sipas vendimit përfundimtar, tani me barrë publike nënkuptohet një i huaj që merr një ose më shumë përfitime të caktuara publike për më shumë se 12 muaj, në total, brenda një periudhe 36 mujore.

Gati dy të tretat e më shumë se 500,000 aplikanëtve vjetorë për green card duhet t’i nënshtrohen rregullores së re. DHS-ja dhe Departamenti i Shtetit (DOS) mbajnë përgjegjësinë kryesore për vënien në jetë të dispozitave të rregullit të barrës publike të parashikuara nga INA. USCIS-i mund të vendosë lidhur me një çështje të barrës publike në momentin kur një person bën kërkesë për green card brenda SHBA-së. Jashtë vendit, punonjësit konsullorë të Departamentit të Shtetit mund të marrin vendim lidhur me çështjen e barrës publike nëse personi bën kërkesë për vizë. Rregulli në fjalë mund të bëjë që jo-emigrantët që marrin ose ka të ngjarë të marrin përfitime të tepruara publike, të mos kualifikohen më qoftë për ndryshim statusi qoftë për shtyrje të vizës.

Rregulli i barrës publike vë në rrezik mundësinë e imigrantëve që janë punëtorë të palodhur dhe që hapin bizneset e tyre, për të marrë green card. Ky rregull do ta dobësonte ekonominë në vend duke u krijuar barriera arbitrare në marrjen e statusit atyre që mund të jenë në hapat e parë të rrugës drejt begatisë ekonomike.

Ky rregull është edhe një herë tjetër, tregues i përpjekjes së administratës së presidentit Trump për të ndryshuar në mënyrë thelbësore sistemin e emigracionit pa ndërhyrjen e Kongresit amerikan. I bëjmë thirrje edhe njëherë Kongresit që njëherë e mirë të miratojë legjislacionin e emigracionit që njeh rëndësinë e njësisë familjare dhe që bën të lehtë zhvillimin e komuniteteve të forta.

Do t’u bënim thirrje lexuesve tanë që po bëjnë kërkesë për green card ose kanë ndërmend ta bëjnë, që të këshillohen për këtë çështje me një avokat emigracioni me përvojë. Duhet të tregoni kujdes për këto çështje gjatë përgatitjes së aplikimeve tuaja që të mund të shmangni vendimet negative. Një vendim që ju sheh si barrë publike mund të merret edhe kur keni një sponsor që ka firmosur një afidavit për mbështetje financiare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...