Haxhinasto: Një listë dëshirash për qeverinë e re të Kosovës

Premte, 07 February 2020 11:16

sh-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, përmes një postimi në facebook, ka shkruar për qeverinë e re të Kosovës, ku i sugjeron të lundrojë me kujdes e maturi në një dinamikë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për të, duhet një përqasje më pragmatiste të administratës Trump për të mbyllur dosjet për çështje akoma të pazgjidhura ku SHBA është e investuar prej kohësh në aspektin ushtarak, politik e ekonomik. Nga ana tjetër, ish-deputeti i LSI-së, thekson se qeveria e Kosovës duhet të refuzojë çdo tentative për paternalizëm nga ana e Shqipërisë, po aq sa duhet të mos ketë asnjë kompleks që ta bëjë të refuzojë një bashkëpunim e kooordinim efektiv, veçanërisht në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Një listë dëshirash për Qeverinë e re të Kosovës. Duket që Qeveria e re e Kosovës (QK) po ngrihet në këmbë duke vrapuar. Shumë çështje madhore e presin përpara. Vendime të rëndësishme si ai i taksës. Shpejt do të përballet me çështje të brendëshme, papunësinë, emigrimin, e shumë të tjera. Me nevojën për fokusim në procesin e njohjeve të reja dhe integrim të mëtejshëm në organizatat rajonale e ndërkombëtare. Së shpejti edhe me bisedimet me Serbinë.

Ecuria e suksesshme e QK natyrshëm projekton pozitivitet jo vetëm në gjithë trojet shqiptare, por edhe në të gjithë rajonin. Ky sukses duhet të jetë një dëshirë dhe qëllim i botës mbarëshqiptare, pavaresisht kahjeve apo preferencave politike. QK duhet të lundrojë me kujdes e maturi në një dinamikë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, një përqasje më pragmatiste të administratës Trump për të mbyllur dosjet për çështje akoma të pazgjidhura ku SHBA është e investuar prej kohësh në aspektin ushtarak, politik e ekonomik.

Kjo përqasje pragmatiste e administratës amerikane, ka gjasa të ndryshojë edhe “kutinë e veglave të punës” të politikës së jashtme (lexo: sistemin e parimeve të përdorura tradicionalisht), siç po ndodh me Gadishullin Korean, me Izraelin e Palestinën, me Kinën dhe Rusinë, me Turqinë, apo me vetë Bashkimin Evropian. Prandaj, konsolidimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me SHBA sigurisht që duhet të jetë një prioritet absolut i QK.

QK duhet të reflektojë maturinë politike të Kosovës, si shtet i ri por i konsoliduar, dhe orientimin e saj drejt integrimit në BE dhe NATO. Maturia tregohet edhe nga vendosmëria dhe qartësia në çështje madhore, si shkëmbimet e territoreve, taksa apo bisedimet me Serbinë. Ekuivoket dhe hezitimet, shtojne riskun e përballjes me situatë të padëshirueshme. Kosova nuk duhet të presë pasojat e veprimeve palëve të treta, por të jetë aktive dhe proaktive. Ajo nuk ka kohë për të humbur.

Maturia tregohet gjithashtu nga serioziteti dhe mobilizimi i një konsensusi sa më të gjërë i gjithë faktorëve politikë. Kontestimi dhe konflikti politik i brendshëm, do të dobësojë fuqinë negociuese me partnerët, dhe do ulë efikasitetin në procesin e bisedimeve.

Rruga e Kosovës për në BE nuk kalon nga Beogradi. Këtë e dinë në Beograd. Kosova duhet ta bëjë më të qartë. Reciprociteti është një parim bazë i çdo procesi negocimi apo marrëveshje. Reciprociteti është detyrim ndaj martirizimit të Kosovës, që mori fund vetëm 11 vite më parë. Reciprociteti është detyrim ndaj të drejtës historike të Kosovës. Nëse dikush e ka harruar, qoftë edhe në Evropë, i duhet kujtuar.

Shkëmbim i taksës me “reciprocitet”, nëse reciprociteti nuk parashikon respektim të Kosovës në bisedime si subjekt i pavarur ndërkombëtar, me duket “shitje” shumë e lirë e saj. Reciprociteti kërkon edhe guxim politik edhe çlirim nga ngarkesat e dëmshme historike të kujtdo që do të përfaqësojë Kosovën në procesin e bisedimeve.

QK duhet të refuzojë çdo tentative për paternalizëm nga ana e Shqipërisë, po aq sa duhet të mos ketë asnjë kompleks që ta bëjë të refuzojë një bashkëpunim e kooordinim efektiv, veçanërisht në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.
Ajo duhet të refuzojë gjithashtu të bëhet pjesë e politikës së ditës apo e preferencave politike të Tiranës.

Qëndrimi i Tiranës zyrtare ndaj QK nuk mund të jetë produkt i preferencave politike apo i politikës së ditës në këtë anë të kufirit. Sfidat publike mes politikanëve në dy anët e kufirit nuk duhet të ndodhin më. Ato janë shprehje e mungesës së theksuar të përgjegjshmërisë kombëtare dhe pjekurisë politike.

Më shumë se fjalë, konferenca apo mbledhje të përbashkëta qeverie përpara kamerave, duhet plan dhe veprim konkret për bashkëpunim të thelluar dhe integrim të dy ekonomive. Duhet gjetur sa më pare një platformë efikase e koordinimit politiko-diplomatik, për një ofensive të re në procesin e njohjeve dypalëshe dhe të antarësimit në organizata rajonale e ndërkombëtare.

Kontributin më te mirë Tirana zyrtare mund ta japë duke u kthyer vetë në rrugën e normalitetit demokratik, duke bërë siç duhet detyrat e integrimit në BE, e në mënyrë të veçantë, duke rritur maturinë dhe seriozitetin në marredhëniet e bashkëpunimit në rajon.

Kam bindjen se sfidat e Kosovës, në kontekstin e zhvillimeve të reja ndërkombëtare, janë më të rëndësishmet dhe më delikatet që nga Pavarësimi i saj. Gjetja e një mekanizmi për angazhimin dhe kontributin e të gjithë faktorit shqiptar, ndoshta një këshill mbarë-kombetar të koordinimit strategjik, është një detyrim i gjithë botës shqiptare.

Por, sot, para së gjithash, i uroj suksese Qeverisë së re të Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...