191 milionë lekë për një portal, Këlliçi: TURP! Edhe paratë e rindërtimit po i vjedhin

Premte, 07 February 2020 13:00

Kreu i Forumit rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shenim në faqen e tij në fecebok ku ka quajtur skandal një vendim të qeverisë për të paguar një shumë prej 191 milionë lekësh vetëm për të ndërtuar një portal.

“Edhe paratë e rindërtimit të shtëpive duan t’i vjedhin! Kjo është një tradhëti ndaj gjithë atyre që humbën shtëpitë dhe mundin e një jete!”, shkruan Kelliçi.

Ja postimi i plotë:

191 milionë lekë për një portal!!!

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, një nga hajdutët më të mëdhenj të sektit të Rilindjes, ka kërkuar 191 milionë lekë nga buxheti për rindërtimin e shtëpive, që të hapë një portal për të pasqyruar procesin e rindërtimit.

Edhe paratë e rindërtimit të shtëpive duan t’i vjedhin! Kjo është një tradhëti ndaj gjithë atyre që humbën shtëpitë dhe mundin e një jete!

Më shumë për Edi Ramën vlen krijimi dhe mirëmbajtja e një portali, se sa ndërtimi i 4 shtëpiave ose riparimi i 10 shtëpiave të dëmtuara nga tërmeti.

I themi Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës se Shqipëria ka plot vajza e djem që kanë studiuar inxhinieri softuerike dhe shkenca kompjuterike, që do të kishin kërkuar 40 herë më pak për të njëjtin portal, ose do e kishin bërë falas... TURP!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...