Albin Kurti gjatë një vizite në komunën e Pejës ka thënë se në parim qeveria e tij është e për marrëdhënie të mira fqinjësore, por me Serbinë nuk neglizhon dhe as nuk nxitohet.
Kurti ka thënë se do e heqë taksën në këmbim të reciprocitetit ekonomik dhe tregtar të Serbisë por duket se vendimi do të ketë një rrugë të gjatë konsultimit me ato ccfarë deklaron sot kryeministri i Kosovës.
“Ne në parim jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, jemi për marrëdhënie të mira bilaterale në frymën evropiane jemi edhe për dialog parimor e të përgatitur mirë e për këtë gjë kemi takuar edhe përfaqësuesit politik e diplomatik nga perëndimi si nga Brukseli po ashtu edhe nga ëashingtoni. Në ditët në vijim prioritet i qeverisë sonë është përgatitja e buxhetit 2020, është programi qeverisë që del nga marrëveshja e koalicionit dhe është plani dhe është plani i punës së qeverisë. Nuk e neglizhojmë dialogun, nuk duhet të vonohemi për dialog por nuk duhet as të ngutemi”, tha Kurti.