Gjekmarkaj: Anti KCK-në mund ta mbrojë Soreca dhe gjyshi i tij, por ligji është fashist

Saturday, 08 February 2020 09:49

Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj e shikon paketën anti-KÇK si një ligj fashist që duhet kundërshtuar me energji. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Gjekmarkaj tha se nuk ka asnjë pritshmëri nga kjo paketë, për të qesharake. Sipas tij, kjo është një farë mënyrë që kryeministri Edi Rama t’u thotë se unë jam bosi dhe se unë i dërgoj dhe unë i gris ata formularë. Për më tepër, Gjekmarkaj mendon se kjo paketë, cenon atë që është themelore, privatësinë e njerëzve dhe sfumon institucionet e dala nga reforma në drejtësi.

“Unë mendoj që kjo qeveri e ka filluar me spektakël hyrjen në skenë në 2013 dhe me gjasë do ta mbyllë me spektakël. S’kam asnjë pritshmëri. E shoh si qesharake këtë nismë për arsye se para 7 vitesh kur është akuzuar pafund, me të drejtë për lidhje me këtë botë të errët sepse ne e kemi dorë etalonin e kësaj marrëdhënieje, kemi pasur kryebashkiakë që ranë në një garë pa kandidatë. Kemi pasur deputetë në parlament, kështu që duket pak butaforike dhe e sforcuar. Rama është ai tip lideri që nuk synon ta çojë shoqërinë tek një program i veti se po ta vësh re programi i tij ka dështuar hap pas hapi në këto vite. Të gjitha premtimet bazike nuk i ka mbajtur.
Ai përpiqet të kapë humoret e shoqërisë, të përzihet me to dhe t’i çojë përpara. Në një moment të thotë të keni frikë, ua tha këtë në 2013 dhe pastaj thotë mos kini frikë se jam unë dhe pastaj iu thotë urreni pjesën tjetër. Pra, luan me këto humore. Kjo e KÇK e shoh si rrezik përtej pjesës butaforike që dalin me syze e kapele, turizëm policor le të themi, sepse cenon atë që është themelore, privatësinë e njerëzve. Ka vendosur kryetarin, drejtorin e përgjithshëm të policisë ai që ka tagër mbi mua, mbi ju, mbi të tjerët për të hyrë në jetën tonë private pa vendime gjykate, pa vendime prokurorie. Ka marrë të gjitha institucionet në sqetullën e Ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që ke kodin penal, një ligj antimafia, ke reformën në drejtësi të sapokurorëzuar. Pse e bëjnë këtë, ç’është kjo KÇK? Kjo është t’i sfumosh këto dhe t’u çosh një sinjal tjetër kësaj bote, t’i thuash që në fund hesapet, llogaritë i keni me mua në çdo rrethanë jo me institucionet që po përpiqet ky shtet me shumë mundim të ndërtojë”, deklaroi Gjekmarkaj.

Ai tha më tej se këtë ligj tentoi Saimir Tahiri para disa vitesh kur ishte ministër dhe ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

“Ishte një gjë e ngjashme…se atëherë kishim Gjykatë Kushtetuese dhe praktikisht ligji ishte antikushtetues. Tani në këtë amulli, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese ky tenton por është tejet e trishtë të shikosh cilat janë ofertat. Të gjitha ofertat janë oferta për kufizim lirie, domethënë në vetvete janë të gjitha oferta për ta degraduar demokracinë si mekanizëm dhe për të shtuar gjithnjë e më tepër sundimin. Ofertë për ligjin antishpifje, për të goditur zërat kritikë dhe për të stimuluar censurën që fatmirësisht nga presioni i madh bëri një hap pas por duhet të jemi vigjilentë se nuk është e thënë që ai hap nuk shkon përsëri përpara dhe ishte e pazakontë sepse KiE e dërgoi në Komisionin e Venecias. Dështoi me atë për momentin dhe tenton me këtë tjetrin”, arsyetoi Gjekmarkaj.

Ai deklaroi se nëse do jetë serioze OFL duhet që së pari t’i çojë formularin Edi Ramës për shtëpinë në Surrel.

“Përtej faktit që është qesharake, se e gjithë kjo forca e ligjit sepse gati-gati po i rehabiliton banditët, në qoftë se ata janë të tillë duke iu sekuestruar motorë papaçë dhe shtëpia një katëshe, kështu ata dalin burra zotëri dhe të ndershëm. Nuk është problemi këtu. Po të jetë puna, kjo Forca e Ligjit të parit duhet t’ia çojë atë formularin Edi Ramës, ta plotësojë për vilën që ka në Surrel dhe t’u shpjegojë shqiptarëve segment për segment si e ka ndërtuar dhe me çfarë parash e ka ndërtuar. Do të ishte shumë më i besueshëm. Por po e lëmë dhe këtë. Është shumë abuzive. Dikur është akuzuar ky nga opozita. E ka akuzuar opozita prej vitesh për vilën e Surrelit, atëherë ta plotësojë i pari formularin. E të thotë ky është formulari im, zë për zë, shikoni si e kam ndërtuar unë këtë vilë. Unë e shoh pak më ndryshe se kjo do jetë flakë kashte, se do jetë një dështim si gjitha dështimet e tjera”, u shpreh analisti.

Nga ana tjetër Gjekmarkaj sheh si arsye të këtij ligji zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Mendoj që ka një arsye që është bërë. Meqenëse po shkojmë drejt një situate që duhet të jenë o zgjedhje të kohshme o të parakohshme, në çdo rast ato janë afër, kalendari i tyre, domethënë edhe në qoftë se janë të kohshme, janë pas një viti. Ai do që policia, tashmë një instrument më shumë se sa i shtetit i politikës të hyjë dhe në një farë mënyre me këtë kinse pretekst ai të monitorojë çdo zë kritik në shoqërinë shqiptare, çdo zë opozitar. Tashmë pa ligj, pa vendim gjykate, Veliu mund të kontrollojë çdokënd në Shqipëri dhe në mëngjes t’i çojë relacionin e çdo bisede, dhe të jetës private e gjithsecilit prej nesh. Kjo është e frikshme. Është një ligj fashist. Mund të dalë Soreca, mund të dalë gjyshi i Sorecës, tezja e Sorecës, kushdo ta mbrojë por në thelb ky është një ligj fashist ndaj të cilit duhet reaguar me energji. Kinse nën luftën kundër krimit të organizuar sulmohen liritë bazë themelore të shoqërisë dhe individit në Shqipëri”, tha ai.

Sipas Gjekmarkaj, krimi i organizuar luftohet në bazë të ligjeve të këtij vendi, në bazë të institucioneve.

Ligjet janë dhe janë shumë të mira, duhet vullneti për të zbatuar ligjin. Ti ke ligjin antimafia, ke reformën në drejtësi me strukturat e saj SPAK dhe BKH që po ngrihen, ke kodin penal. Po dështon sepse po sfumohet. Kryeministri në një farë mënyre po iu shkel syrin këtyre duke i kërcënuar, po iu thotë paktin e keni me mua e ju përsëri do më sillni vota mua pas sa muajsh kur të hyjmë në zgjedhje sepse jam unë që i sjell formularët, jam unë që i gris. Ti po e sfumon SPAK-un me këtë. Në këtë pikë jam shumë kurioz për të parë si do reagojnë amerikanët dhe ambasadat e tjera të vendeve mike që e kanë mbështetur reformën në drejtësi dhe pse jo dhe ne të tjerët e kemi pasur një farë shprese tek kjo reformë. Në momentin që kjo reformë dhe strukturat e veta, vihen në anë dhe del ministria e Brendshme dhe policia dhe suprimon ligjet dhe hyn në marrëdhënie direkte me botën e krimit, duke gjykuar kush është dhe kush nuk është subjekt i kësaj goditje, për mua është e frikshme”, deklaroi ai.

Gjekmarkaj tha se është e vështirë që Aleancën e famshme të qelbësirave Rama ta tradhtojë.

Në 2013 e ka filluar me atë, nuk e ka tradhtuar në 2017, e ka përdorur në zgjedhjet lokale dhe e gjithë kjo është një modifikim i sjelljes në sytë e opinionit publik duke bërë shembull dy-tre më të lakuarit nga mediat, pa i hyrë në thellësi botës kriminale që është e shtrirë në Shqipëri në mënyrë kapilare sipas rëndësisë. Mesazhi është i qartë, që unë jam bosi në këtë vend, unë jam ai që ua çon formularin, unë jam ai që ua gris formularin, unë jam ai që ua vë në rrezik pronat, jam ai që ua kthen pronat dhe i bën ata të lakueshëm, i bën ata më të përgjegjshëm në sjelljen e tyre ndaj qeverisë”, tha Gjekmarkaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...