Meta me Këshillin e Ambasadorëve në Washington: Shqipëria beson në angazhimin e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor

Saturday, 08 February 2020 15:16

Presidenti Meta gjatë vizitës që po zhvillon në Washington, pati një takim edhe me Këshillin e Ambasadorëve ku ‘theksoi se Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë.

‘Presidenti Meta takohet me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë

 Uashington D.C, SHBA

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, në prag të misionit të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, priti në një takim në Uashington, Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta.

Presidenti Meta i njohu Ambasadorët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe në rajon, duke theksuar se vizita e tyre në vendin tonë do të jetë një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.

Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta vlerësoi rolin që luan Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë për forcimin e lidhjes sonë transatlantike.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit ju përgjigj dhe interesit të tyre për çështje konkrete të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe në rajon.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...