‘Tërmet’ politik në Gjermani/ Ikën AKK, koalicioni qeverisës drejt rrëzimit

Hënë, 10 February 2020 11:22

Ashtu siç mund të ishte menduar, ‘tërmeti’ politik në landin e Tyringisë në Gjermani do të sillte pasoja më të mëdha.

Në këtë land u zgjodh një kryeministër i Partisë Liberale falë votave të ekstremistëve të djathtë, AfD, në bashkëpunim me partinë CDU të Angela Merkel. Skandali bëri bujë në mbarë botën.

Të hënën, kryetarja e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se do japë dorëheqjen si kryetare. Për më tepër, ajo nuk do jetë edhe kandidate për kancelare. AKK, siç thirrej ajo, shihej si favorite për të zënë vendin e kancelares në zgjedhjet e vitit 2021.

BILD raporton se kancelarja Angela Merkel nuk e dinte për këtë vendim. Megjithatë thuhet se AKK do e mbajë postin e ministres së Mbrojtjes.

Kurse ish-zëvendëskancelari dhe ish-shefi i Socialdemokratëve, Sigmar Gabriel thotë se kjo do të sjellë fundin e Koalicionit të Madh në Gjermani.

Login to post comments