Busti për drejtuesin e masakrave në jug të Shqipërisë/ PDIU: Qeveria të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe shqiptarëve

Hënë, 10 February 2020 16:58

PDIU ka reaguar fuqishëm ndaj vendosjes së bustit të Vasil Shahinit në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, që e cilëson si një figurë antishqiptare që ka marrë pjesë në masakrat në jugun e Shqipërisë.

‘PDIU proteston me forcë për vendosjen e bustit, e nderimin e anti–shqiptarit, Vasil Shahini, në Derviçan, i njohur nga historia dhe shqiptarët si organizator i masakrave në Jugun e Shqipërisë, themelues dhe drejtues i organizatës terroriste “MAVI”, e krijuar për lirimin e Vorio-Epirit, një term irredentist e pa asnjë bazë historike dhe e paqenë...

‘Krijimi i Bashkive minoritare në kundërshtim me direktivat e BE-së, pikërisht për të mos u kthyer në enklava të ndasive, por në respekt reciprok e bashkëjetese, po tregon për shkelje sistematike të ligjeve dhe kushtetutës.

 
 

PDIU thekson se tashmë janë të përsëritura “betejat” për tabelat që duhet të shkruhen në dy gjuhë, e në krye në gjuhën Shqipe, tensionet në varrezat e Bularatit, apo rasti i Kacifasit, që për shkak të lëshimeve dhe vendosjes së “syzeve te errta” të institucioneve të Shtetit Shqiptar, po cënojë dhe integritetin territorial dhe bashkëegzistencën ndër etnike .

 

I bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare, organeve ligj zbatuese, SHISH, Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme, e mbi të gjitha Kryeministrit, që të heqin “syzet e errëta” e të hapin fort sytë në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial, e dinjitetit të shtetit dhe shqiptarëve.

Të hapë sytë fort “pa syze të errta”, për të parë e kuptuar që shkelja sistematike e Kushtetutës e ligjeve, mbajtja në këmbë e Ligjit të Luftës nga Greqia, ngritja e varrezave të ushtareve grekë, të ardhur si pushtues e që po mbjellin tokën shqiptare në kufijtë imagjinarë të Vorio-Epirit, (kur shumë mirë mund t’u ktheheshin familjareve), heshtja për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, e diskutimi me palën greke për heqjen e emrit Çamëri nga tekstet e historisë së Shqipërisë, lëshimet e rrezikshme e të pa kuptimta në procesin e “CENSUSIT 2020” janë këmbana alarmi, e do të na kushtojnë shumë kur të shpërndahet e të na dalë “Tymi i Hashashit” si shqiptarë.’-reagon PDIU.

Login to post comments