Mesazhi për Ramën: Më lehtë eksportojmë në Skandinavi se në Shqipëri

Tuesday, 11 February 2020 12:21

Në një konferencë të përbashkët, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti kanë bërë të ditur se në fund të marsit, të dy qeveritë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Shkodër.

Rama ka thënë se janë marrë vesh për krijimin e një komisioni ndërshtetëror për të shqyrtuar zbatimin e 77 marrëveshjeve më Kosovën.

Por kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një postim në “Facebook”, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti gjatë takimit të sotëm me homologun Edi Rama t`ia kujtojë barrierat ekonomike që Shqipëria po aplikon ndaj Kosovës.

“Ia rikujtoni Kryeministrit Rama, në takimin që e keni sot, që pas Serbisë, Shqipëria mbetet vendi me më së shumti barriera jotarifore për produktet nga Kosova. Produkte të caktuara kosovare më lehtë eksportohen në Skandinavi se në Shqipëri. Niveli i këmbimeve tregtare mes dy vendeve, është jo më shumë se këmbimet mes dy kompanive mesatare evropiane”, ka shkruar Rukiqi.

Modifikuar më Tuesday, 11 February 2020 12:25
Login to post comments