Presidenti i Republikës Ilir Met, i ftuar në eventin e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, deklaroi se qyteti sot është një metropol ambicioz.
Meta tha se Tirana është një kryeqytet, i cili ka pësuar ndryshime të mëdha për mirë.
“Kanë kaluar 100 vjet që kur Tirana u caktua kryeqytet. Vendimi që Tirana të bëhet kryeqytet në Kongresin e Lushnjës është për t’u përshëndetur. Me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë tiranasit, që pritën të gjithë, për ta kthyer Tiranën në kryeqytet të të gjithë shqiptarëve, nga mbarë vendi. Tirana ia ka dalë të jetë qyteti kryesor në vend, politik, social dhe sportiv në vend. Tirana është qyteti që ka pësuar më shumë transformim se të gjitha qytetet në vend, duke hedhur shtat mbi qytetarinë dhe traditën tiranase. Tirana sot është një metropol ambicioz”, tha Meta.
Ilir Meta shtoi se brezi i ri duhet të jetë krenar për Tiranën dhe kulturën e traditën tiranase.
“Tirana është lokomotiva e udhëheqjes drejt përmirësimit të demokracisë, drejt integrimit europian dhe aleancës euro-atlantike. Edhe shoqata “Tirana intelectuallum” ka përcjellë urimet për këtë 100-vjetor. Dua të përmend disa figura të rëndësishme të Tiranës. Ata meritojnë gjithë respektin tonë”, deklaroi Meta.