Dy muaj pa ngrohje në shkolla në Peqin/ Berisha: Narkokryetari monist abuzon me paratë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një prindi nga Peqini, i cili ankohet se në shkolla nuk ka ngrohje prej dy muajsh, që është edhe periudha më e ftohtë e vitit.
Berisha akuzon kryebashkiakun për abuzim me fondet.
‘Denoncon narkokryetarin monist te Peqinit per lenien pa ngrohje te shkollave te Rrethit dhe abuzimin me parate e ngrohjes!
Lexoni denoncimin e prindit dixhital! sb
Pershendetje! Jam prind i 2-femijeve nga Peqini 1-ne klase te pare 1-ne klase te trete shkova sot per ti mor tek shkolla femijet kishin ngrire te ftohtit sepse ne shkolle nuk ishin ndez kaldajat per arsye se nuk ishin furnizuar me naftë. Vajta u ankova tek drejtoresha e shkolles dhe me tha qe nuk i kemi ndez sepse nuk na ka furnizuar bashkia me naft. Ka 2 muaj qe ne shkolle nuk ndizen ngroheset. Ne nje temperature – femijet e vegjet te ngrin ftohtit kjo eshte nje krim njerezor.Dua te bej nje denoncim per kryetarin e bashkise se Peqinit te dergoj naft neper shkolla dhe kopeshte se po thahen femijet nga ftohti dhe te mos vjedhe parat tona.Mjaft vodhet vetem per vete mendojini pak per femijet e vegjel.’