Kryetarja e LSI takon Ambasadorin Bucci: Italia është një partner strategjik i Shqipërisë

E Enjte, 13 February 2020 11:53

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka pritur në në takim Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Njoftimin për takimin Kryetarja e LSI e ka bërë publik me një shenim në faqen e saj në facebook.

“Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, që i është gjendur pranë në ditë të vështira, e cila ka mbështetur proceset e demokratizimit dhe të konsolidimit të vendit si anëtar i NATO-s dhe është avokat për integrimin e saj në BE”, thuhet në shenimin e Kryemadhit.

Ja postimi i plotë

Prita në takim dhe i urova mirëseardhjen Ambasadorit të ri të Italisë në Shqipëri, Z. Fabrizio Bucci.

Italia është bërë shtëpia e dytë për mijëra shqiptarë që kanë emigruar atje ndër vite. Dy popujt tanë ndajnë histori, vlera, tradita dhe miqësi për të cilën do punojmë së bashku me Ambasadorin Bucci që t’i forcojmë më tej.

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, që i është gjendur pranë në ditë të vështira, e cila ka mbështetur proceset e demokratizimit dhe të konsolidimit të vendit si anëtar i NATO-s dhe është avokat për integrimin e saj në BE.

I shpreha Ambasadorit Bucci angazhimin e plotë të LSI për të përfunduar sa më parë reformën zgjedhore dhe për të realizuar gjithë detyrimet e kushtet e hapjes së negociatave dhe integrimit të vendit në BE.

LSI është e vendosur dhe vullnetplotë për të realizuar me sukses reformat, që sjellin forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës, rrisin efikasitetin në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, dhe zhvillojnë ekonominë për të garantuar mirëqenie dhe prosperitet për qytetarët.

I shpreha Ambasadorit Bucci gatishmërinë e LSI për të çuar më tej marrëdhëniet shumëplanëshe të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për të forcuar miqësinë mes dy popujve tanë.

Modifikuar më E Enjte, 13 February 2020 12:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...