Pas paralajmërimit të Erdogan, Forcat e Armatosura turke vendosin raketahedhësit në kufi me Sirinë

E Enjte, 13 February 2020 12:22

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë vendosur përforcime të trupave komando drejt pikave të vëzhgimit në Idlib të Sirisë një ditë pas paralajmërimit të fortë të Presidentit turk. Forcat komando të dërguara në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay nga njësi të ndryshme të Turqisë, kanë përfunduar përgatitjet e tyre në këtë rajon.

Më pas komandot nëpërmjet trasportuesve të blinduar ushtarakë janë nisur drejt njësive kufitare. Ndërkohë në anën tjetër është vërejtur se në kufirin me Sirinë janë vendosur edhe multi raketahedhësit e dërguara nga TSK-ja, raporton Anadollu.

Lëvizja vjen disa orë pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se “Turqia tani do t’i godasë në çdo vend forcat e regjimit sirian nëse ushtarët tanë pësojnë edhe dëmin më të vogël. Unë deklaroj se nëse ka një sulm të mundshëm mbi ushtarët tanë nga sot e tutje, ne do të godasim regjimin sirian kudo jashtë marrëveshjes së Soçit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...