Presidenti Ilir Meta ka pritur sot delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë.
Gjatë takimit mes tyre, ai në një moment ka bërë edhe një deklaratë të papritur, e cila ka shkaktuar edhe të qeshura të anëtarët e delegaconit.
I ngritur në këmbë dhe me gjestikulacione të theksuara, Meta është shprehur se do i lërë gjysmën e Presidencës komisionit, për të qenë sa më transparent.
‘Po i lë gjysmën e presidencës Komisionit të Venecias këtu. Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë…’, tha kreu i shtetit, ndërsa në sfond dëgjohen të qeshurat.
Kujtojmë që ardhja e Komisionit të Venecias në Shqipëri lidhet me zbatimin e një misioni 2-ditor, kun ë qendër janë përplasjet e vazhdueshme mes mazhorancës dhe presidentit për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese