“Maxhoranca kundërvënie ndaj shtetit, hapa drejt një grushti”, Luan Rama: Kostoja mbi vendin dhe qytetarët

E Enjte, 13 February 2020 15:02

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama deklaroi se kërkesa e opozitës joparlamentare për krijimin e një qeverie teknike që do të çonte drejt rrugës për zgjedhje të parakohshme, është një propozim racional. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Luan Rama tha se mazhoranca, po ndërmerr hapa të kundërvënies ndaj shtetit, duke shkuar kështu sipas tij drejt një grushti shteti, kosto që bie mbi vendin dhe qytetarët.

“Është një propozim racional do ta konsideroja (zgjedhjet e parakohshme). Për fat të keq, dhe në mënyrë paradoksale, Shqipëria vazhdon të jetë i vetmi vend që ka probleme me zgjedhjen. Me implikimin dhe kriminalizmin e tyre dhe për raportin e provuara ligjërisht, midis mazhorancës dhe votës së krimit. Ose më saktë është provuar kjo. Modeli nuk është i panjohur. Nuk është i pasuksesshëm. Ky propozim i bërë nga opozita, vullneti i saj, do të konkretizohet dhe në pranimin e këtyre propozimeve që bëjnë të mundur lënien e minorancës dhe administrimin e saj me një qeveri që nuk është parë në zgjedhje. Për sa kohë qe qeveria i ka duart në thasët e votave të vjedhura, kjo është masë parandaluese që do t’i bëjë mirë dhe maxhorancës.

Socialistët nuk kanë arsye që të jenë kundër. Nëse janë kundër, ata dëshmojnë që angazhimi i tyre në reformën konsensuale është hipokrizi. Por s’dua ta mendoj kështu. Pres shfaqje të vullnetit real për reformën. Për të bërë një reformë zgjedhore që të garantojë paprekshmërinë e votës. Problemi është se këto nuk janë të shkëputura, reforma është ansambël kompleks. Gjykata Kushtetuese ka detyrimin dhe tagrin që të shprehet me votimet e 30 qershorit të vitit të kaluar. Nuk mund të ecet me njërën këmbë. Duhet që paralelisht të ecet dhe me krijimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve të Kushtetueses. Ajo është mbrojtësja dhe e vetmja që ka të drejtën që të shprehet mbi kushtetutshmërinë e vendimeve që merr Kuvendi. Ky Kuvend e thellon më tej sjelljen anti-kushtetuese që një grup keqbërësish po përpiqen që t’i shmangen kushtetutës.

Kam parasysh ndryshimin më të fundit që u miratua dje për t’i hequr të drejtën kushtetuese të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetueses tek Presidenti, dhe për t’ja kaluar atë betim vetvetes duke u mbështetur tek slogani; “bëjë mirë, bëjë vet”. Çdo anëtar i zgjedhur i Gjykatës Kushtetueses i bie që të betohet para vetes. Ata se bëjnë betimin para Ilir Metës, nëse kanë alergji për faktin se është ai presidenti. Por e bëjnë betimin para kryetarit të shtetit. Kjo është për t’i dhënë jo vetëm integritet aktit të betimit, por dhe që autoriteti i tyre te jetë në përputhje me atë çka parashikon Kushtetuta. Ky mbërrin në kufirin e një provokimi skandaloz. Kemi të bëjmë me absurd, sjellje të papërgjegjshme. Me një provokim skandaloz. Nga njëra anë i kërkohet Komisionit të Venecias të shprehet mbi kompetencat e presidentit në emërimin e anëtarëve të Kushtetueses dhe nga ana tjetër miratojnë ndryshime në ligj që janë në të kundër të asaj ç’ka kanë kërkuar ata. Kjo është sjellje e papërgjegjshme, është tallje për Komisionin e Venecias. Është hipokrizi dhe papërgjegjshmëri e institucionalizuar për t’u kundërvënë Kushtetutës dhe për të deligjitimuar atë. Kjo është qasje, apo sjellje jo spontane, që buron nga një mendim i strukturuar i tyre për realizuar hapa të kundërvënies ndaj shtetit, që janë hapa drejt një grushti shteti.

Opozita ka ofruar kontributin e vet. Ne jemi në një tryezë dialogu dhe konsensusi politik. Është rënë dakord që çdo propozim dhe nen, duhet të jetë i dakordësuar nga tavolina ku është palë opozita dhe parlamenti. Ne jemi të hapur për të diskutuar dhe ofrojmë zgjidhje se cila është më e mira për reformën zgjedhore që zgjedhjet mos të jenë një seri e zgjedhjeve të mëparshme. Ne ofrojmë këtë kontribut për të mirëpritur kontribute të së njëjtës përgjegjshmëri në funksion të reformës zgjedhore.:, tha Luan Rama.

Po ashtu Luan Rama u ndal dhe tek drafti i opozitës për reformën zgjedhore.

“Qëndrimi që është artikuluar sot nga PD është qëndrimi i unifikuar i opozitës në vend. Ky është një ndër kushtet, më saktë, kushti i parë në radhë që duhet të përmbushë Shqipëria dhe në reflektim të tyre që ka vendosur Bundestagu gjerman. Nga kjo pikëpamje jemi duke përmbushur përgjegjësitë tonë dhe po japim kontributin tonë për reformën zgjedhore.”, pohoi ai.

Mes të tjerash zëvendëskryetari i LSI-së tha se kërkesa për zgjedhje të parakohshme është produkt i situatës politike në vend.
“Nuk është problemi se kjo është kërkesë apo trill i opozitës. Por është produkt i situatës politike. Ne jemi nisur nga arsyetimi se vendit i bën mirë ballafaqimi me zgjedhjet e parakohshme për t’i prerë udhën paligjshmërisë. Nuk është herezi, apo lajthitje nëse diskutohet dhe mbi këtë zgjidhje, po të kemi parasysh kushtet e Bundestagut, ku vet partneri ynë si Gjermania, ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të shprehet për legjitimitetin e zgjedhjeve. Pra ka pikëpyetje për atë çka ka ndodhur në 30 qershor. Pra presupozon që zgjedhjet të shpallen të paligjshme, duke i çelur rrugën këtij procesi të zgjedhjeve. Kjo është arsyeja se pse nuk bëhet funksionale Gjykata Kushtetuese. Kjo është alternativë për t’i bërë mirë Shqipërisë, që mos të jetë më ‘delja e zezë’ e Europës që ka probleme me zgjedhjet dhe përgjegjmëritë e klasës politike ndaj institucioneve kushtetuese. Të gjitha këto janë shkelur, janë prishur. Dhe mbani gjithçka mu-ja më e madhe është papërgjegjshmëria e qeverisë”, pohoi ai. Teksa është ndalur dhe tek aksioni i fundit për paketën “Anti-KÇK” Luan Rama tha se operacioni është skekulativ dhe jo real, pasi sipas tij është truk për të tërhequr vëmendje tek spektakli me këto aksione.

“Është një problem që në kuptimin e vlerësimit tim rezulton që të jetë spekulativ sesa real. Shteti nuk funksionon me cikle, me sezone. Ai se demonstron qeverisjen e vet me aksione vetëm. Por këtu ka institucione të përgjegjshme, që të përmbushin misionin e tyre, dhe pa këtë sajesë që është truk për të tërhequr vëmendje tek spektakli i disa operacioneve që nuk justifikojnë me riskun që kanë, angazhimin e kësaj strukture. Jam për veprim agresiv, të fortë të institucioneve të zbatimit të ligjit, dhe ndaj atyre që kanë krijuar pasuritë mbi bazën kriminale. Ata si ka penguar askush që deri sot t’i hetonte, të provonte se ça raporti kanë ata me pasurinë dhe krimin. Çështja e KÇK ka të bëjë dhe me kundërvënie pas miratimit të reformës në drejtësi. Tani merret një nismë tjetër që i kundërvihet një ligji që ishte miratuar. Dhe një ordiner e di se një ligj nuk mund ti kundërvihet një kod. Por këtu gjithçka është mbrapsht. Meqë dështuan që të kapnin reformën në drejtësi që në nisje, po i bien anësh duke e çmontuar pjesë-pjesë themelin e saj për të miratuar ligje me vullnetin e mazhorancës për të kapur gjykatën Kushtuese dhe organet e tjera dhe për ti dhënë karakter politik. përgjimi i personave nga policia është një lajthitje. Është shfaqja tjetër e radhës e mish-mashit që kanë krijuar në këtë kundërvënie ndaj ligjeve. Ligjeve ndaj kodeve dhe kushtetutës, në kuptimin më dashamirës. Pasi nuk është kaq navie. Është pjesë e një veprimi të paramenduar për të delegjitimuar atë që quhet; kapja e shtetit nga një bandë që është brenda Kuvendit. PS ortake me krimin, duke iu kundërvënë shtetit në themelet e tij.”, theksoi Luan Rama.

Po ashtu Luan Rama ka komentuar dhe përplasjen maxhorancë-Presidencë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk është përplasje e presidentit, por përplasje e mazhorancës me Kushtetutën. Është përplasje nën trysninë e papërgjegjshmërisë që mazhoranca bën ndaj presidenti, që është i vetmi institucion legjitim. Ata ngatërrojnë qytetarin Ilir Meta me presidentin. Ata hakmerren me presidentin. Grusht shteti është dhe kur kompetencat i një institucioni ti i merr dhe ia atribuon një institucioni tjetër. Kostoja po krijohet aktualisht mbi vendin, qytetarët dhe mbi imazhin e Shqipërisë. Këta po dëshmojnë se janë kundër realizimit të reformës në drejtësi siç u projektua dhe kundër integrimit të Shqipërisë në BE.”, përfundoi Luan Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...