Ilir Meta: Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të kushtetutës dhe këtë e kam bërë të qartë
Një gjetje presidenciale mund të quhet kjo memo me një fotomontazh. Në një kohë kur një delegacion i Komisionit të Venecias ka zbarkuar në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë-Presidencë vitin e kaluar, presidenti Ilir Meta ‘godet’ me një meme.
Kreu i shtetit u shpreh dje në një intervistë se: “Presidenti i Republikës është në detyrë deri ne 24 korrik 2022, në kala dhe një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës. Le te kërkojnë çfarëdo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marrë fund. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të kushtetutës dhe këtë e kam bërë të qartë”.