'PS refuzon zgjedhjet e parakohshme'/ Basha: Opozita e qytetarët do të marrin vendimet e tyre

Premte, 14 February 2020 09:41

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se nëse qeveria "do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme, pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, të kriminelëve dhe të oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë, opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin."

Deklarata u dha pas takimit që Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pati mëngjesin e së premtes, me Delegacionin e Komisionit të Venecias lidhur me konfliktin e ashpërsuar midis Presidencës dhe Qeverisë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nga gazetarët se çfarë u diskutua në takim, Basha tha:

“Takimi me ekspertët e Komisionit të Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Shenjë janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që ka dërguar në Kuvend, pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias, masa të tjera që synojnë kapjen e vendit, kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

 

Siguria dhe të drejtat e qytetarëve  janë të kërcënuara sepse Shqipëria sot drejtohet nga një grup pushtetarësh dhe oligarkësh që kanë kapur gjithçka,. Kjo nuk është demokraci, nuk është shteti ligjor. Ndaj me “Venecian” diskutuam të gjitha problemet e e shkatërrimit të Reformës në Drejtësi por edhe rrugën e daljes: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve, një parlament i lidhur me fatin e qytetarëve. Një Kryeministër që ka dalë nga bandat e krimit të organizuar do të jetë peng i tyre. Do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 kriminelëvë dhe oligarkëve apo do të shikojmë rrugën e drejtësisë?!"

Pyetje: Z. Basha, ju keni kërkuar si zgjidhje qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por kjo është refuzuar dhe PS ka deklaruar se zgjedhjet do të jenë në vitin 2021. Si do të jetë zgjidhja?

Basha: Zgjidhja që ne kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje politike për shqiptarët, jo për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme, pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, të kriminelëve dhe të oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë, opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.

Në takim merrte pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ish-deputeti Oerd Bylykbashi si dhe Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

 
Modifikuar më Premte, 14 February 2020 11:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...