Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka marrë pjesë në një organizim të CSU në Gjermani, në Parlamentin Bavarez, ku u diskutua për sigurinë dhe luftën kundër krimit në Europë. Me këtë rast z. Balliu pati takime me miqtë e Shqipërisë, me zotin Manfred Weber kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane, me Ambasadorin e SHBA në Gjermani Richard Grenell, me Ministrin e Brendshëm Zoti Joachim Harrman, ZV Presidentin e Komisionit Van Ser Leyen si dhe zotin Margaritis Schinas.
Ja postimi i z. Balliu në rrjetin social facebook:
"Ishte kënaqësi të isha pjesë e një organizimi të CSU në Gjermani, në Parlamentin Bavarez, ku diskutuam për sigurinë dhe luftën kundër krimit në Europë. Diskutimi ishte mes miqve të Shqipërisë, me zotin Manfred Weber, kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane, me Ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell, me Ministrin e Brendshëm Zoti Joachim Harrman, ZV Presidentin e Komisionit Van Ser Leyen si dhe zotin Margaritis Schinas.
Gjatë diskutimit garantova përkushtimin total të Opozitës shqiptare për të punuar për rikthimin e institucioneve demokratike, legjitimitetin e tyre por dhe aksionin tonë të pandalshëm kundër lidhjes së politikës me krimin dhe korrupsionin.
Gjithashtu një çështje që mori vëmendje të madhe ishte dhe domosdoshmëria e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe angazhimi për të luftuar influencën në rritje të Rusisë në Ballkan.
Por është detyra jonë që të rikthejmë legjitimitetin institucioneve, duke filluar me plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, që çojnë vendin në zgjedhje të parakohshmë".