Pazare të fshehta të Thaçit pas marrëveshjeve me Serbinë, po i kanoset thirrja në Hagë

Saturday, 15 February 2020 08:47

'Vetëm shenjë e qellimeve të mira". kështu i quan gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, marrëveshjet e fundit Kosovë -Serbisë arritur nën presionin e ambasadorit amerikan Grenell, teksa publikon lajmin për nënshkrimin e një Letre Shprehjeje Interesi për hapjen e linjës hekurudhore dhe autostradës mes dy vendeve.

Pas nënshkrimit të letrës, njofton “Süddeutsche Zeitung”, Presidenti Hashim Thaçi i Kosovës,tha se ky ishte një hap i madh drejt një marrëveshjeje përfundimtare historike, kurse presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sipas gazetës gjermane, ishte më i përmbajtur.

“Süddeutsche Zeitung” shkruan se kritikët e akuzojnë presidentin kosovar Hashim Thaçi se më këso pazaresh të fshehta me Beogradin po përpiqet të sigurojë një imazh ndërkombëtar të sjellësit të paqes, ndërkohë që atij, si prijës i dikurshëm i UÇK-së, i kanoset një ftesë nga një gjykatë për krime të luftës në Hagë

Gazeta thekson se amerikanët dhe europianët janë parimisht të një mendimi mbi nevojën e zgjidhjes së konfliktit mes Kosovës e Serbisë.

“Süddeutsche Zeitung” po ashtu ve në dukje se Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka premtuar pastrimin e vendit nga korrupsioni dhe nepotizmi dhe pikërisht këtu, duket se shfaqen pazaret e fshehta mes Presidentit Thaçi dhe kolegut të tij serb.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...