FMN këshilla qeverisë për rindërtimin: Qeveria të bëjë kujdes dhe transaparencë me menaxhimin e fondeve

Saturday, 15 February 2020 11:54

ondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të bëjë kujdes dhe transaparencë me menaxhimin e fondeve të mbledhura për programin e rindërtimit duke përfshirë edhe financimet e donatorëve ndërkombëtarë në 17 shkurt. Në përgjigjen zyrtare që Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se është e rëndësishme që edhe strukturat e posaçme të krijuara për projektin e rindërtimit të kenë një mandat të qartë dhe të veprojnë me përgjegjshmëri

Teksa fatura e dëmeve në sektorin prodhues llogaritet në 150 mln euro dhe në kohën kur qeveria ka parashikuar lehtësim fiskal për këtë kategori, Fondi Monetar Ndërkombëtar këshillon të mos bëhen përjashtime në sistemin tatimor.

“Ne do të këshillonim kundër dhënies së përjashtimeve të reja apo masave lehtësuese tatimore që e bëjnë sistemin e taksave më të ndërlikuar dhe më të vështirë për tu administruar”, shprehet ai.

Sipas FMN tërmeti do të ndikojë në  uljen e ritmeve të rritjes ekonomike por kjo do të jetë e përkohshme pasi ekonomia do të marrë trend pozitiv me procesin e rindërtimit.

Raporti i vlerësimit të dëmeve llogariti një faturë financiare që shkon në 1 mld euro. Pritet që në konferencën e donatorëve në 17 shkurt në Bruksel Shqipëria të marr një mbështetje të konsiderueshme nga vendet e Bashkimit Europian

INTERVISTA E PLOTË
Qeveria së bashku me ekspertë të huaj raportuan faturën financiare të dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit që ishte rreth 1 mld euro. Si e konsideroni faturën e deklaruar nga qeveria për tërmetin dhe mendoni se do të arrihet diçka nga konferenca e donatorëve më 17 shkurt?
Jan Kees Martijn, Shef Misionit për Shqipërinë: Raporti i Vlerësimit të Nevojave pas Fatkeqësisë i publikuar disa ditë më parë është përgatitur bashkërisht nga autoritetet shqiptare, Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore  dhe bazohet në një metodologji të përbashkët që zbatohet për vendet e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Ky vlerësim do të jetë një element i rëndësishëm për Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel. Ai do të orientojë vlerësimin nga donatorët të nevojave për fonde për të ndihmuar financimin e kostove të rimëkëmbjes. Është e rëndësishme që Shqipëria të sigurojë mbështetje ndërkombëtare për të lehtësuar barrën, por do të na duhet të presim konferencën për të mësuar angazhimet që do të ndërmarrin donatorët dhe se në çfarë forme do të jetë mbështetja e tyre. Koha dhe madhësia e disbursimeve faktike do të bëhet e qartë vetëm gradualisht pas konferencës.

Çfarë duhet bërë nga ana e qeverisë për të dalë nga kjo situatë, si duhen menaxhuar këto fonde?
Si fillim më lejoni të them se qeveria mori vendimin e duhur kur amendoi buxhetin e vitit 2020 për të akomoduar shpenzime më të larta për të lehtësuar pasojat e tërmetit. Autoritetet gjithashtu kanë krijuar struktura të posaçme për t’u menaxhuar projektin e rindërtimit. Është e rëndësishme që këto struktura të kenë një mandat të qartë dhe të veprojnë me përgjegjshmëri dhe transparencë. Një tjetër prioritet do të jetë që ato të zbatojnë standardet e menaxhimit të financave publike në menaxhimin e fondeve si të brendshme apo të financimeve nga donatorët si dhe zbatimi i standardeve të ndërtimit- për të siguruar që rindërtimi do jetë cilësor, pa kosto të tepërta dhe që do t’i japë prioritet njerëzve më në nevojë si dhe që do të marrë në konsideratë çfarë do të bëjë sektori privat për të siguruar rikuperimin më të shpejtë të mundshëm. Së fundmi, ne do të këshillonim kundër dhënies së përjashtimeve të reja apo masave lehtësuese tatimore që e bëjnë sistemin e taksave më të ndërlikuar dhe më të vështirë për tu administruar.

Përfaqësuesi i BB raportoi në konferencën e raportit të vlerësimit të dëmeve për një ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike për 2019 dhe 2020, po për FMN cilat janë pritshmëritë duke llogaritur edhe pasojat e tërmetit? (në fakt vlerësimet e FMN ishin mjaft kritike për qeverinë edhe para tërmetit të 26 nëntorit)
Fatkeqësisht, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi humbje jetësh dhe dëme të rënda që shkuan në rreth 7% të PBB-së siç u dokumentua nga raporti i vlerësimit të dëmeve. Tërmeti ndërpreu aktivitetin në një nga zonat më ekonomikisht dinamike të Shqipërisë dhe ne gjithashtu presim që do të ketë një ndikim të përkohshëm në uljen e turizmit. Si rezultat ne mendojmë që tërmeti uli rritjen në fund të vitit 2019 dhe do të ketë ndikim edhe ne 2020. Në jemi tani në procesin e vlerësimi të ndikimit në ulje tek rritja si dhe ndikimit kompensues nga programi i pritshëm i rindërtimit dhe duhet t’i kemi parashikimet tona të rifreskuara në fillim të pranverës. Ne presim që në afatin e mesëm rritja ekonomike do t’i kthehet nivelit të saj potencial prej rreth 3.7%.

Modifikuar më Saturday, 15 February 2020 11:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...