Luksi i Rilindjes nga Korca në Tiranë dhe vdekja e Bulqizës

Saturday, 15 February 2020 13:22

Me tronditje dhe dhimbje e ndoqem te gjithe lajmin per tragjedine ne Ostren te Bulqizes ku humben jeten nje nene dhe dy femijet e saj , djali 22 –vjec dhe vajza 13-vjec. Ato jane gjetur ne gjendje shume te rende shendetesore dhe jane derguar menjehere ne spital , por fatkeqesisht nuk kane arritur te mbijetojne.

Jane hedhur poshte aludimet se ata kane gjetur vdekjen nga rrjedha e gazit. Nuk ka qene nga gazi , as mangalli dhe as nga ngrohja , por nga varferia e tejskajshme. Ne ate shtepi pothuajse te rrenuar ishte gjetur vetem nje pjate super te cilen e kane derguar familjaret per analizim. Familja Tola jetonte ne mjerim , e keto kushte te veshtira e kishin detyruar babait e familjes , burrin fatkeq te punonte ne Greqi per te mbajtur familjen , pa e ditur se nuk do ti shihte me kurre ata.

Si ajo nene vuan gjysma e Shqiperise , por qeveria nuk e njeh kete realitet , me sakte e njeh por nuk ju interesojne vuajtjet , mjerimi i tejskajshem i cili jo vetem po i ndan burrat nga grate e femijet per se gjalli ,por nuk po u kursen as jeten. Sot pame dy realitete te ndryshme , Rilindjen e cila festonte e defrente ne Korce mes luksit te shfrenuar , nga ana tjeter mortin e mjerimin e familjes Tola .

Minimalisht kete mort mos ta kthenin ne aheng, por ata nuk njohin as rrespekt nuk kane as dhembshuri . Nuk jane aty per qytetaret por vetem per te mbushur xhepat e tyre dhe te oligarkeve me te cilet ndajne parate e shqiptareve.

Ne mes te kesaj dhimbjeje me vijne ne mendje vetem vargjet Migjeniane: Kafshate që s’kapërdihet asht o vlla mjerimi , Kafshate që të ngec në fyt e të zë trishtimi…

 

Modifikuar më Saturday, 15 February 2020 14:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...