U tërhoq nga drejtësia se nuk justifikoi pasurinë, ja ku e emëron Rama gruan e Denar Bibës

Diel, 16 February 2020 11:18

Ish deputeti demokrat Klevis Balliu ka dalë me një deklaratë por mediat ku ka denoncuar emërimin në një detyrë shtetëore të gruas së Denar Bibës edhe pse ajo ka deshtuar të justifikojë pasurinë gjatë vetingut.

“Rrëzohet propaganda antiKÇK e Edi Ramës”, shprehet Balliu. “Emëron në një detyrë shtetërore bashkëshorten e Denar Bibës, megjithëse ajo dështoi të justifikojë pasurinë gjatë vetingut”.

“Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltarës në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye”.

Ja deklarata e plotë e Partisë Demokratike nga Klevis Balliu

E gjithë propaganda e Edi Ramës për gjoja pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit rrëzohet nga një vendim i vetë qeverisë së Edi Ramës për të mbajtur në administratën e tij ata që nuk e kalojnë vetingun.

Një nga rastet më flagrante të standardit të dyfishtë të Edi Ramës është vendimi për t’i gjetur një punë në shtet bashkëshortes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun.

Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifkonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit.

Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltarës në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye.

Lufta kundër korrupsionit në dorën e Edi Ramës është vetëm propagandë. Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Edi Rama flet për luftë kundër bandës KÇK në drejtësi, por ata që nuk kalojnë vetingu,  i emëron në detyra të tjera shtetërore.

Edi Rama flet për ndjekje penale ndaj atyre që nuk justifikojnë pasurinë para vetingut, por kur këta I kanë shërbyer pushtetit të tij të paligjshëm, ai hedh në kosh edhe një nga kushtet kyç të Bundestagut për hapjen e vërtetë të negociatave me Shqipërinë.

Sa për kujtesë, Rezoluta e Bundestagut shprehet qartë:

“Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave do të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore

Fillimi i procedimeve penale kundër atyre që nuk kalojnë vetingun”- thuhet në rezolutën e Bundestagut.

Emërimi I bashkëshortes së Denar Bibës në një detyrë shtetërore, pasi dështoi me vetingun do të thotë se shërbëtorët e Edi Ramës në drejtësinë e kalbur nga korrupsioni dhe të kriminalizuar nga paratë e krimit, janë të paprekshëm!

Ata jo vetëm nuk i kap ligji propagandistik antiKÇK, jo vetëm nuk i heton Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, por promovohen në  detyrë të re nga qeveria, kur nuk kalojnë dot vetingun!

Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka drejtësi të pastruar nga të korruptuarit, nuk ka drejtësi të pavarur, të pakapur nga qeveria, nuk ka drejtësi të barabrtë për të gjithë dhe, mbi të gjitha, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin do të vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar!

Modifikuar më Diel, 16 February 2020 11:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...