Gjata rendit shkeljet e ligjit anti-KÇK: “Po i var ujkut mëlçitë në qafë”

Diel, 16 February 2020 21:16

Sekretarit për çështjet ligjore ne PD, Çlirim Gjata i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ka renditur shkeljet e ligjit anti-KÇK, i miratuar me një akt normativ.

Çlirim GjataShkelja e parë është që është bërë me akt normativ. Me akt normativ mund të zgjidhësh dicka urgjente, por jo të marrësh kompetencat e procedurës penale dhe t’ja japësh Policisë, kompetenca që i takojnë prokurorit. 

 

E dyta shkelje, krijojnë një organ me në krye ministrin e Brendshëm, vartësi i të cilit është drejtuesi i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm dhe shkel parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. Nuk mundet institucionet e pavarura të drejtësisë për asnjë lloj arsye të jenë nën varësinë e ministrit të Brendshëm. 

Shkelja e tretë është pse mund të përdoret? Sepse policia, drejtori i policisë, shefi i komisariatit mund të jenë njerëzit më të ndershmit në botë. Si thotë Shekspiri tek Jul Çezari, ishte njeri i ndershëm, por e vrau. Edhe këta mund të jenë njerëzit më të ndershëm pavarësisht se Shqipëria ka qenë një det me kanabis. Janë nxjerrë qindra emra policia të përfshirë në trafikun e kanabist, tani ti këtyre po i jep kompetenca për të bërë ndjekur paranë e krimit. Pra po i var mëlçinë ujkut në qafë. 

Moment tjetër që unë e kam thënë është mënyra si do veprojë, duke dhënë të tilla kompetenca. Ti dublon institucione.

Gjata tha se opozita nuk ka hequr dorë nga vettingu në politikë, pasi pa u pastruar politikanët nuk mund të ecë Shqipëria.

Çlirim Gjata: Është platformë e detajuar. Ata nuk e pranuan që të bënin vettingun në politikë. Ne e kemi thënë që në momentin që do vijmë në pushtet do insistojmë që të ndërtojmë platformën e vettingut në politikë. Nuk ka asnjë tërheqje. Ajo duhet bërë. Nuk ec Shqipëria po nuk u bë vettingu në politikë. Një për një siç u reshtuan gjyqtarët duhet të rendin edhe politikanët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...