Ja mesazhi i fortë i ministrit italian për integrimin në BE...

Hënë, 17 February 2020 09:56

Ministri i Jashtëm i Italisë ka theksuar se procesi i zgjerimit të BE duhet të vazhdojë drejt Ballkanit Perëndimor. Në një takim informal organizuar nga Luigi di Maio me ministrat e jashtëm të BE, në fjalën e tij ai është shprehur në mbështetje të çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka nënvizuar se shteti i së drejtës duhet të mbetet gurë themeli i procesit të integrimit.

“Qysh prej këshillit të parë të jashtëm ne dhjetor shtet anëtare dhe komisioni janë angazhuar në një perpjekje të përbashkët për ta shndërruar procesin e zgjerimit më të besueshëm e për të rivendosur besimin e ndërsjelltë midis BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Unë sapo bëra një vizitë javën e kaluar në Shkup, Prishtinë e Beograd, ky diskutim na lejoi që të rinovonim konsensusin, përparimet e së ardhshmes për zgjerimin e për të konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Për të arritur këtë objektiv, shteti i së drejtës duhet të mbetet gurë themeli i procesit të zgjerimit.

Angazhimi ynë kolektiv konfirmon edhe një herë se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se cfarë është në lojë përfshi edhe besueshmërinë e BE si aktor global. Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi ynë kyç, gjeostrategjik e politik për të përforcuar paqen, pajtimin, stabilitetin e prosperitetin në Evropë, pra lidhur me negociatat për zgjerim hapja e tyre s’do shënjojë vetëm fillesën e jo përfundimin e rrugëtimit evropian, megjithatë nuk mund të nënvlerësojmë ndikimin potencial të hezitimeve tona në ballkan sidomos kur bëhet fjalë për qëndrimet reformatore në rajon”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...