Mediu: Duhet qeveri me përkrahje të gjerë politik ,emra me integritet, jo pjesë e konfliktit

Hënë, 17 February 2020 12:45

Fatmir Mediu, kreu republikan sugjeron jo qeverisje teknike, por qeveri me përkrahje të gjerë politike si rruga që çon drejt zgjidhjes së krizës politike. Aleati historik i PD-së beson se si majtas dhe djathtas ka figura politike që kanë shërbyer që kanë kontribuar në procese të rëndësishme dhe të vështira për të, në interes të vendit. Kreu i PR-së thotë për “Gazeta Shqiptare” se kjo qeveri duhet të ketë në përbërjen e saj njerëz me eksperiencë në drejtimin e vendit, marrëdhëniet ndërkombëtare, të sigurisë etj. “Nuk janë sot pjesë e politikës aktive apo konfliktit, por kanë interes që vendi të shkojë përpara. Këta njerëz duhet të mbështeten”, shprehet z.Mediu. Ish-ministri i mbrojtjes apelon për një qeveri garante të votës së lirë. “Nëse bëjmë një marrëveshje me një afat të përcaktuar deri sa të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, duhet një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, kështu do të garantonim një stabilitet politik, social dhe zgjedhje të lira”, – theksoi z.Mediu.

Z.Mediu, opozita ka propozuar si zgjidhje të krizës politike krijimin e një qeverie tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve, por pse jo qeveri teknike?
Situata aktuale në të cilën ndodhet vendi është mjaft kritike ndaj duhet të gjejmë një zgjidhje. Ka shtete që e kanë këtë, si Greqia apo Maqedonia. Qeveria tranzitore u implementua në Maqedoninë e Veriut e mbështetur nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Edhe tani në Maqedoninë e Veriut kemi një qeverisje tranzitore për zgjedhjet. Atëherë opozita akuzonte ish Kryeministrin Gruevski se vidhte votat, opozita kërkonte qeveri teknike dhe problemi u zgjidh në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.

Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?
Kjo zgjidhje nuk duhet parë vetëm në aspektin sa negativ është Edi Rama, apo çfarë kërkon opozita, por si të mundësojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të ndërtojmë një traditë pozitive.

…Dhe si do të realizohet një marrëveshje që çon drejt një modeli maqedonas?
Nëse bëjmë një marrëveshje me një afat të përcaktuar deri sa të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, duhet një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, kështu do të garantonim një stabilitet politik, social dhe zgjedhje të lira. Problemet më të mëdha në zgjedhje edhe sipas OSBE/ODIHR-it vijnë për shkak të mungesës së vullnetit politik. Në këtë pikëpamje opozita me faktorin ndërkombëtar është ofruar për një zgjidhje të ngjashme me Maqedoninë. Nuk përbën asnjë problem që të kufizohet mandati i qeverisë për 3 muaj. 17 maji kishte idenë dhe dëshirën për një marrëveshjes por më pas u pa se kishte problem dhe nuk funksionoi për shkak të Edi Ramës si kryeministër.

Si mund të formohet qeveria tranzitore, a ka opozita një formulë të saj në këtë rast?
Nuk mendoj të jetë qeverisje teknike por qeveri me përkrahje të gjerë politike. Si majtas dhe djathtas ka figura politike që kanë shërbyer që kanë kontribuar në procese të rëndësishme dhe të vështira për Shqipërinë dhe gjithnjë në interes të vendit. Njerëz me eksperiencë në drejtimin e vendit, marrëdhëniet ndërkombëtare, të sigurisë etj. Nuk janë sot pjesë e politikës aktive apo konfliktit por kanë interes që vendi të shkojë përpara. Këta njerëz duhet të mbështeten. Do të kishte një ndikim shumë të rëndësishëm që qytetarët te marrin pjesë në zgjedhje pasi qytetarët po i braktisin zgjedhjet.

Opozita kërkon që hetimin e krimit zgjedhor ta bëjë SPAK. Sipas jush në cilat raste duhet të ndryshohet mandati…?
Nuk flitet që SPAK vetëm të ndëshkojë krimin zgjedhor. Por në rast se krimi zgjedhor ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, atëherë të ndryshohet mandati dhe t’i kalojë palës tjetër, kjo për faktin se me sistemin aktual përsëritja e zgjedhjeve është e pamundur. Prandaj nuk mund të ndëshkohet vetëm krimi zgjedhor, por duhet të reflektohet në rezultatin përfundimtar. Nuk është normale çfarë ndodh, ndëshkohet komisioneri dhe pret 5 vite procesin kurse ai që mori mandatin rri në parlament edhe pse e mori në mënyrë kriminale. Po përpiqemi që me ligj të vendosim atë përgjegjësi që mos lihen hapësira për të vjedhur.

Si bëhet e mundur që qytetarët të votojnë të lirë në zgjedhje të barabarta?
Politika është një betejë. Kjo është një betejë, ne po bëjmë këtë betejë deri në zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme e të lira. Ne duam një marrëdhënie qeverisjeje, e cila të jetë jo palë me kriminelët. Ka një arbitër ndërkombëtar dhe ky arbitër është OSBE-ODIHR, i cili ka deklaruar se zgjedhjet janë shoqëruar me blerje masive te votave dhe që zgjedhjet e 30 qershorit nuk vlejnë. Ne duhet të biem dakord njëherë e mirë se institucionet nuk duhet të jenë pronë e asnjë individi apo partie politike. Shqiptarët kërkojnë të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Pushteti duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, ndërsa Edi Rama e ka parë pushtetin si element për të shkatërruar e zaptuar. Nga viti 2001 deri më 2005, opozita ka vepruar në disa drejtime aksionin e saj politik dhe garantoj suksesin. Opozita do të vazhdojë aksionet e saj, dhe qëndresën derisa në këtë vend të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të vendosin qytetarët me votën e tyre dhe jo krimi. Kjo është një betejë e vështire por ne do të vazhdojmë derisa të ketë zgjedhje të ndershme.

Çfarë sistem zgjedhor përkrah Partia Republikane?
Mendoj se kemi një problem shumë-shumë të madh kushtetues; nuk kemi parlament përfaqësues të qytetarëve. Pjesa më e madhe përfaqësojnë interesat e kryetarëve të partive, Kuvendi drejtohet nga qeveria. Sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura ku votohet për partinë përkatëse dhe jo me pak se 5 kandidatë të partisë që voton, do ishte një sistemi i përshtatshëm. Partia Republikane dhe opozita kanë një qëllim politik dhe elektoral të përbashkët dhe në këtë situatë duhet të shqyrtojnë çdo variant që i jep mundësi zgjedhjeje qytetarëve dhe garanton një parlament funksional.

Megjithatë elektorati i djathtë mbetet ende i papërfaqësuar në Kuvend. A jeni penduar për djegien e mandateve?
Unë kam qenë kundër djegies së mandateve, për mua opozita mund ta menaxhonte më drejtë këtë akt duke mos parë procedurën, por veprimin dhe pasojat politike. Pavarësisht mendimit tim, unë i kam qëndruar dhe i qëndroj vendimmarrjes së opozitës. Zoti Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar me sa kam dëgjuar prej tij, ka thënë se kjo mund të na çojë në fitore shpejt, por mund të na çojë edhe në një krizë të gjatë. Z.Basha dhe kolegët e tjerë kanë gjykimin e tyre besoj që ajo që vlen është se kemi diskutuar dhe duhet t’i diskutojmë vendimet dhe qëndrimet tona.

Partia Republikane dhe partitë e grupimit të qendrës së djathtë kanë bërë një propozim për reformën zgjedhore, çfarë propozoni konkretisht?
Ky propozim, së pari, kërkon që me krijimin dhe regjistrimin e koalicioneve në KQZ të depozitohet dhe marrëveshja, e cila përcakton qartë marrëdhëniet dhe detyrimet e koalicionit, e cila zbatohet drejtpërdrejtë nga KQZ. Së dyti, është propozimi për krijimin e grupimeve brenda koalicioneve në mënyrë që të rriten shanset e përfaqësimit në parlament të subjekteve apo grupimeve në bazë të votave që ato marrin dhe duke krijuar mundësi për të maksimalizuar rezultatin dhe pjesëmarrjen e partive politike pavarësisht nga madhësia e tyre.

z.Mediu ju keni organizuar një aktivitet në Senatin e SHBA-ve po ashtu dhe në Këshillin e Atlantikut, çfarë synonte ky aktivitetet?
Në Senatin e SHBA-ve në bashkëpunim me Senatorin Jim Inhofe, Kryetarin e Komitetit të Shërbimit Ushtarak për herë të 5-të kemi organizuar forume të sigurisë që lidhen me marrëdhëniet e SHBA me vendet e Europës Juglindore. Forumi i parë ka qenë me Senatorin McCain për rrezikun e ISIS në Ballkan, e më tej për Gjeopolitikën, rrezikun Rus etj. Forumi që zhvilluam kishte të bënte me rrjetin 5G, më konkretisht për të garantuar një rrjet 5G të sigurtë.

…Që SHBA-të e konsiderojnë si kërcënim për sigurinë?
Po, SHBA kanë ngritur shqetësimin se përfshirja dhe kontrolli i rrjetit 5G nga Kina përbën një kërcënim për sigurinë e vendeve tona dhe në veçanti të vendeve anëtare të NATO-s, mundësitë ndërveprimit ushtarak dhe komunikimit apo informacioneve të klasifikuara.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 20 vende, SHBA, Kanada, Britania, Gjermania, Finlanda, Italia dhe gjithë vendet e Europës Juglindore.
Pjesëmarrja e Senatorëve, Kongresmenëve, ish-Komandantit të NATO-s Jones dhe Departamentit të Shtetit krijuan mundësinë për një diskutim thelbësor dhe të dobishëm.

Me çfarë konkluzionesh?
Në përfundim ramë dakord për një material referues për këtë çështje të parashtruar nga SHBA-të për ta implementuar në vendet tona. Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm pozitiv duke rënë dakord për një Memorandum bashkëpunimi me SHBA-të. Lajmi i mirë është se sot kompani si Samsung, Erikson etj ofrojnë një 5G të sigurtë, ndryshe nga Huawei Kinez. Në Këshillin e Atlantikut të organizuar në bashkëpunim me Gjeneralin Jim Jones ish-Komandant i NATO-s dhe këshilltar për sigurinë kombëtare të Presidentit Obama si dhe me Oan Berzinski përfaqësues i lartë i Këshillit të Atlantikut diskutuam për iniciativën e 3 deteve (Balltic, Deti Zi dhe Mesdhe), mundësinë e përfshirjes së Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit jo anëtarë të BE-së. Kjo iniciativë përfshin projekte të mëdha investimesh në një korridor Veri- Jug në gjithë Europën në fushën e infrastrukturës, Energjisë dhe Teknologjisë, për të balancuar ndërhyrjen dhe influencën negative të Rusisë dhe Kinës. Në këtë takim përveç pjesëmarrjes së autoriteteve të larta Amerikane, Shqipëria përfaqësohej nga Presidenti Ilir Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...