'4100 euro/dita! Avioni i Ramës 15 herë më i kushtueshëm edhe se ai i Enver Hoxhës

Hënë, 17 February 2020 16:40

Qeveria e kryeministrit Edi Rama mori një avion VIP të modelit Airbus 319-100, i cili më parë i është përdorur nga qeveria e Turqisë. Mënyra se si avioni iu transferua Shqipërisë nuk bëhet e ditur.

Faqja e internetit Planespotters.net, e cila furnizohet nga të apasionuarit pas avionëve që postojnë foto të tyre nëpër aeroporte të ndryshme, raportoi se avioni është fotografuar në Aeroportin e Mynihut në Gjermani të premten më 14 shkurt.

 Avioni është prodhim i vitit 2000 dhe është përdorur fillimisht nga Aviacioni Ushtarak Italian deri në vitin 2005 dhe më vonë nga qeveria turke. Ai raportohet se i ka kaluar qeverisë shqiptare në shkurt 2020

Mënyra e këtij kalimi mbetet e paqartë ndërsa lidhur me këtë fakt reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, me këtë gjë, Rama shpenzon 15 herë më shumë se avioni që ka përdorur diktatori Enver Hoxha.

“Me aeroplan personal! Tejkaloi me këtë disa herë babain e tij shpirtëror Enver Hoxhën, aeroplani i të cilit kushtonte 15 herë më lirë se sa Airbus 319 i Edvin Kristaq Mafisë, për të cilin nuk bën asnjë transparencë!”, shkruan Berisha, i cili publikon edhe një video ku tregohet se kostoja ditore e avionit është 4100 euro.

Kryeministri Edi Rama u ankua të enjten e shkuar në emisionin Opinion se ai dhe kryeministri i Kosovës ishin të vetmit që udhëtonin me avionë të zakonshëm ndërsa pranoi se në raste të veçanta, qeveria e tij ka përdorur çarter për fluturimet zyrtare.

“E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe i vendit tim është i vetmi bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avionë komercialë?” pyeti Rama gazetaren Klodiana Lala.

Pasi kjo e fundit i rikujtoi se Shqipëria dhe Kosova janë vende të varfra ai argumentoi se “me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shtetit. Nuk ka kryeministra që ikin dhe futen nëpër linja komerciale”.

Por, siç u tha edhe më sipër, kryeministri Rama udhëtoi me avion personal në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ndërsa Albin Kurti me linjë komerciale. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...