Ja sa jep SHBA për tërmetin e 26 Nëntorit/ Palmer: Qeveria të garantojë transparencë

Hënë, 17 February 2020 18:18

Në konferencën e donatorëve që po mbahet në Bruksel, ka folur edhe përfaqësuesi i SHBA, z.Palmer, i cili është edhe i dërguari për Ballkanin Perendimor i Departamentit amerikan të Shtetit. Palmer ka vënë në dukje lidhjet e forta dhe historike të SHBA me Shqipërinë, në ditë të mira dhe të këqia.

Pasi shpjegoi se ndihma amerikane për rindërtimin pas tërmetit do të jetë 5 milionë dollarë, zyrtari i lartë, theksoi se kërkohet transparencë dhe mirëpërdorim i fondeve.

“Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë teksa Shqipëria do të përballen me sfidën e rindërtimin. SHBA kanë dhuruar 800 mijë dollarë. Në fazën e reagimit inxhinierët tanë bënë vlerësimin e dëmeve. Në këtë proces, ne mundëm të menaxhojmë fondet në mënyrë transparente. Qeveria amerikane do të japë 3.9 milion dollarë qeverisë së Shqipërisë në mënyrë transparente

 
 

Këto fonde do të mund të ndihmojë akademinë e transparencës. Gjithashtu, 800 mijë dollarë për monumentet në Durrës dhe në Prezë dhe në fund do të japim 60 mijë dollarë për kryqin e kuq, që do të rrisë dhe harmonizojë reagimet në të ardhmet”, është shprehur Palmer. 

 

Donacionet sipas shteteve deri më tani:

BE- 100 milion euro,

KE- 15 milion euro,

Gjermania – 11 milion euro,

Italia-  65 milionë euro,

Suedia-  5.6 milion euro,

Britania e Madhe- 1 milion pound,

Kroacia- 1 milion euro,

Luksemburgu-  250 mijë euro,

Serbia- 2 milionë euro,

Polonia-  2.7 milion euro,

Danimarka-  2.7 milione euro,

Greqia-  2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e  objekteve arsimore,

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna ose 380 mijë euro për ndërtimin e një shkolle

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura,

Hungari 5.6 milione euro,

Finlanda jep 300 mijë euro,

Bullgari 375 mije euro,

Spanja 20-25 mije euro,

Rumania jep 2 milion lei,

Mali i Zi 500 mije euro,

Kosova 200 mijë euro,

Bosnje Hercegovina 100 mijë marka

Maqedonia e Veriut 97 mijë euro

Emiratet e Bashkuara Arabe 70 milionë euro

Zvicra 9 milionë euro

SHBA 3,9 milionë euro

Japonia 2,5 milionë euro 

Vijon…


 
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...