Mirënjohje SHBA-së për trasparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e termetit!
SHBA do të krijojnë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies për fondet e donacioneve.
Të gjithë e dinë brenda dhe jashtë vendit dhe e kanë bindje , që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron, përvehtëson dhe grabit fondet publike të të gjitha llojeve.
Ndaj edhe SHBA do të ngrejë Akademinë e Trasparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milion dollarë për këtë, në mënyrë që këto fonde të kthehen në një ndihmë konkrete për shqiptarët në nevojë dhe jo zahirë për qeverinë.
Ja deklarata e Ambsadës së SHBA në Tiranë:
" Z.Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Donatorëve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike".