Pasi paralajmëroi dje se kishte në dorë prova të reja kundër Ardian Dvoranit, ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kallëzimin penal shtesë ndaj kreut te KED.
Përmes një reagimi, Meta theksoi se ka në dorë prova tronditëse për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, por pa përmendur emra. Mes të tjerash ai dha garancinë se “Grushti i shtetit do shpartallohet në mënyrën më shembullore”.
REAGIMI I METËS
Të dashur qytetarë,
Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.
Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.
Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!