Rexhep Qosja ky serbo-sllav i vendosur

Tuesday, 18 February 2020 20:42

Rexhep Qosja ne nje interviste te tijen per A2 eshte shprehur se shkembimi i territoreve do te bente te mundshme qe ceshtja shqiptaro- serbe, Serbi- Kosove te zgjidhet pergjithmone .

Nje deklarate e tille nga njeriu te cilit pas marrveshjes se Rambuje-se  ,shqiptaret ja refuzuan ate parti , ne fakt refuzuan  Rexhep Qosen vete dhe tezat e tij .

Pasi duket qartazi qe teza e shkembimit te territoreve ka vdekur dhe pikerisht ne momentin kur ka marre te tatepjeten zgjohet Rexhep Qosja dhe do te ngjalli nje kufome. Shqiptaret ne vitin e zi te 97 e mbajne mend shume mire krahun ne te cilin u rreshtua Rexhep Qosja , pershendetjet dhe himnet qe i thurte Komiteteve te Shpetimit, sot ngrihet prape Rexhep Qosja per ti dhene pak frymemarrje planeve te Serbise.  Sigurisht qe eshte munduar ti hidhte pak pluhur ‘’patriotizmit’’ duke deklaruar se: (shqiptare jane dhe ata te Lugines se Presheves, kemi te drejte te mendojme edhe per ta dhe per jetet e tyre dhe Serbia po merr territore te banuara me serbe )

Edhe ne fund te kesaj deklarate prap sherbimin ja ben deri ne fund .

Me pas genjen ne deklaraten e tij per A2 duke thene se ky propozim nuk ishte plan serb . Ishte vete Presidenti i Serbise Vucic i cili do deklaronte per televizionin ‘’Pink’’ se plani i tij deshtoi, se zgjidhja qe ai ofroi nuk kaloi  dhe se Kosova do ta fitoje pavaresine dhe sovranitetin ne tere territorin, por jo se ai do ta njohe Kosoven.

Rexhep Qosja nuk eshte nga ata qe nuk informohet por gjithnje deklaratat e tij kane qene te uleta kur ka ardhur puna per ceshtje dhe figura madhore te Kombit Shqipetar ose ne gjuhen e popullit tone ai ne kohera te veshtira te pret ne bese. Ka qene spektakolar votimi i kosovareve per Qosen me nje refuzim qe do te mbetet ne histori dhe kurkush me shume se ata nuk e ka instiktin e forte te mbijeteses se diktuar nga kushtet e veshtira te represionit dhe dhunes c’njerezore serbe. Por po kaq te forte e kane dhe shqisen per te njohur ata te cilet hapur ose me deklarata , ose me Kohen kur I bejne keto deklarata I sherbejne tezave te Serbise kunder popullit te tyre .

Shkembimi i territoreve ishte nje ide Serbo –Sllave , pike se pari ka qene e deklaruar si ide dhe propozim nga presidenti Serb Vucic , por qe ne vitin 2013 ministri I jashtem rus Sergei Lavrov e ka pasur ne tavoline dhe e ka shfaqur ne tryeza diplomatike kete lloj propozimi .

Kanalet e caktuara diplomatike, sherbimet serioze inteligjente , shtetet mike qe e njohin e respektojne dhe vleresojne faktorin shqiptar ne Ballkan dhe qe duan paqe ne kete pjese te Europes e kane shume te qarte se cfare ishte ky plan dhe cfare pasojash sillte ai . Kosova ka qene eshte dhe do te jete skaneri kryesor qe ndan atje , dhe ne Shqiperi ,ata qe jane per vendin dhe kombin dhe ata qe punojne nen rrogoz kunder tyre .Rexhep Qosja vazhdon te mbetet nje serbo- sllav i vendosur .

Modifikuar më Tuesday, 18 February 2020 20:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...