“Ka groposur euro të vjedhura”, Berisha: qytetarët do zhgënjehen, donacionet do menaxhohen nga hajduti Arben Ahmetaj

Tuesday, 18 February 2020 21:27

I ftuar në Ora News në studion e emisionit “Tempora” të gazetares Sonila Meço, ish-kryeministri Sali Berisha, komentoi Konferencën e Donatorëve të mbajtur në Bruksel. Duke përshëndetur dhe falendeuar donatorët që dhanë para për banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, Berisha u shpreh se së shpejti këta banorë do të zhgënjehen. Ai hodhi akuza të forta ndaj Ministrit për Rindërtim Arben Ahmetaj, të cilin e akuzoi se ka “groposur” para të vjedhura.

Sali Berisha: Nuk mund të ndalem pa thënë se, jashtë euforisë së madhe jam 100% i sigurt se shumë shpejt do të jetë zhgënjimi i madh për këta qytetarë. Më vjen keq që bëjë këtë kasandër. Së pari sepse ndërmjetësi i këtyre donacioneve është një grup hajdutësh. Dy figurat kyçe janë hajdutët më të mëdha qeveritarë pas Edi Ramës, Arben Ahmetaj, që thuhet se ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro. 

I dyti, hajduti i heshtur një Artan Agolli, që ka marrë tani këtë fondin. Ai është një lukuni i papërmbajtur. Një pjesë e fondeve do të shkojnë drejt Agollit. Ai vjedh 24 orë në 7 ditë për Edi Ramën. Dje përfaqësuesi i SHBA tha se do japim 5 milion dollarë për Akademinë e Transparencës. Kjo do të thotë se do ti japim për kapur hajdutët. Kjo ndodh në Shqipëri dhe me meritë. Është absotulisht e domosdoshme dhe unë e përshëndes këtë vendim të qeverisë amerikane. Ata deklaruan se paratë tona do kenë synim transparencën e këtyre parave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...