“Bomba” e Berishës: Rama “peng” i Beogradit. Mbështeti shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

Tuesday, 18 February 2020 22:22

Akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama, adresoi ish-Kryeministri Sali Berisha në studion e “Tempora”. Berisha tha se Rama është shndërruar në argat të Aleksandër Vuçiç. Berisha solli në kujtesë faktin që Edi Rama kundërshtoi idenë e Albin Kurtit për makro-shengenin shqiptar, para se të krijohet mini-shengeni ballkanik.

Sali Berisha: Esat Toptani i ri me atë deklaratë nxori gjithçka. U tha shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë se marrëdhëniet tona kalojnë nga Beogradi. Ai nxori esencën e Mini-Shengenit të Jugosllavisë së re të përgatitur nga Vuçiç, dhe dhënë këtij argati për ta popallizuar. Ky tha që s`mund të ketë makroshengen shqiptar pa Mini-Shengen Ballkanik. Kjo do të thotë se dy vende të pavarura nuk mund të kemi marrëdhënie ne pa Serbinë. 

Më tej, ish Kryeministri Berisha u shpreh se Edi Rama është “peng” në beograd. Ai tha se Rama është tradhtar ndaj i kombit, pasi mbështetit idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Sali Berisha: Ju dhe çdo shqiptar dhe çdo njeri duhet të hap fjalorin për të lexuar përcaktimin e tradhtisë. Në të gjithë fjalorët bien dakord dy faktorë: kur merr pjesë në luftë kundër vendit tënd, dhe e dyta kur ndihmon kundërshtarin tënd kundër vendit tënd.  A nuk e ndihmoi ky Vuçiçin për idenë e ndarjes së territoreve. Rama e ka pranuar, është e filmuar, ka mbështetur fuqimisht shkëmbin e territoreve. Deri në vitin 2013 serbët nuk arritën kurrë ta shtronin në tavolinë shkëmbin e territoreve. 

Boris Tadiç ka bërë një deklaratë tronditëse, duke thënë se: rajoni i Ballkanit kërcënohet nga nacionalizmat serbe. Edi Rama është pjesë e nacionalizmat serbe. Rama ka sulme shumë më tepër ndaj Prishtinës se sa ndaj Beogradit. Rama është peng i Beogradit sepse mbështeti dorëzimin e territoreve. Kjo është tradhti kombëtare. Ai mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re me formulën e Mini-Shengenit. Po e përdor mafia e Beogradit si një argat të vetin. E pe si e shndërroi Tiranën për Vuçiçin. Shiko si e priti Aleksandrin dhe si e priti Kurtin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...