Berisha: Enver Hoxha e finalizoi, Edi Rama tentoi tradhtinë e dyte kombëtare ndaj Kosovës

Tuesday, 18 February 2020 22:44

Konflikti i klimës politike në Shqipëri ka ndikuar indirekt edhe  te shqiptarët në rajon.

Por për ish-kryeministrin Sali Berisha kjo është çështje linjash politike pro dhe kundër interesit kombëtar.

I ftuar në "Tempora" në Rtv Ora, Berisha foli për qasjen e demokratëve në raport me Kosovën dhe atë të Rilindjes dhe Edi Ramës.

Teza e ndryshimit të kufijve, tha Berisha, ka qenë tentativa për të finalizuar tradhëtinë e dytë kombëtare pas Enver Hoxhës që i la Kosovën Titos.

Sali Berisha: Klima politike në Shqipëri ka qenë konfliktuale por kjo klimë nuk ka penguar që në samitin e Helsinkit në 1992 çështja e Kosovës të dalë çështje e veçantë në rezolutën përfundimtare dhe të futet për herë të parë zgjidhja e saj me ndërmjetësinë e palës së tretë. Në ligjin ndërkombëtar pala e tretë fitonte legjitimitetin për të zbritur në Prishtinë dhe për tu marrë me negociatat.

Klima e konfliktualitetit ka ekzistuar por kjo nuk ka penguar Shqipërinë në 1994 të miratojë në OKB rezolutën me 137 vota në të cilën njihet e drejta e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje. Rezoluta ka shërbyer bazë e të gjitha dokumentave të mëvonshme ndërkombëtare.Klima ka qenë thikë më thikë konfliktuale në 1997 por kjo nuk pengoi PD të dalë me nismën "një komb, një qëndrim". 

Të gjithë së bashku të sistemojnë në mbarë Shqipërië 800 mijë refugjatë nga Kosova. Klima ka qenë konfliktuale kur erdhën në pushtet në 2005 por kjo nuk pengoi PD të promovojë, të mbrojë në të gjitha kancelaritë pavarësinë e Kosovës si zgjidhja e vetme që mund të japë paqe dhe stabilitet në rajon dhe të përpunojë idenë e fluiditetit të faktorit shqiptar në rast se nuk shpallet pavarësia e Kosovës.

Klima ka qenë konfliktuale por këtu SHBA dhe presidenti nga Tirana deklaruar pavarësinë e Kosovës, klima ka qenë konfliktuale por gjithë diplomacia e Shqipërisë është marrë me promovimin e njohjeve për Kosovën. Pra është pak më ndryshe, kemi të bëjmë me një linjë e cila i përmbahet interesit kombëtar.U ndërtua Rruga e Kombit dhe Edi Rama dërgonte te tuneli i Kalimashit grupin parlamentar për të bllokuar ndërtimin e tunelit me grevë urie.Në vitin 1991 takon Micotaqiq dhe ai më paraqet një paketë që e kushtëzonte me disa angazhime të mia për Kosovën.I thashë angazhimi im është zero, Kosova ka udhëheqësin e vet prandaj kryeministër komunikoni me udhëheqësin e Kosovës. Deri në 2013 nuk u shtrua kurrë çështja e lëvizjes së kufijve në Ballkan.

E kundërshtonim në mënyrë kategorike.Sot jemi para aktit të madh të tradhëtisë së dytë kombëtare. Tradhtia e parë është bërë në vitet '40-'45, e faktuar dhe pranuar nga të gjitha palët. Enver Hoxha nuk mohon aspak që ja la qëllimisht Kosovën Titos. Akti i dytë i tradhtisë është i Edi Ramës. Edi Rama u bë krah, sot derdhi lot Presidenti i Serbisë. Ai është presidenti më nacionalist që kanë pasur serbët por ku komunikon me ta ja u thotë serbëve siç është. Humbëm tha me atë. 

Bëri tre mitingje në Kosovë dhe deklaroi se Serbia do të bëhet më e madhe. Ishte tradhti e kombinuar, pa Miladinin shqipfolës që është në presidencën e Kosovës efektet e Edi Ramës do të ishin zero, pa Baton Stanishiçin që shëtit si hije.Në shërbimet sekrete te vendeve ish-komuniste ka pasur një rregull, gjithë hiearkia nga ministri te drejtori lokal ishin të detyruar të kishin dy ose një agjent. Stanishiç ka pasur agjent personal Baton Haxhinë, si e vdiqën dhe e ngjallën ata?

 Ai është më i rëndësishëm se Miladini. Ai e ka vendin ku e kanë tradhëtarët e kombit, ai nxjerr tezat, ai vjen këtu dhe thotë bëmë luftë civile. Liposaviqin na e dha Rankoviçi.

Ai sa në një zyrë në tjetrën, nuk del rrugëve, gjysmën e kohës e kalon në zyrën e këtyre të dyve. Fatmirësisht qëndrimi i pamposhtur i ish-kryeministrit të Kosovës dhe forcave politike bëri që Kosova të shpëtojë nga ndarja.

 

Modifikuar më Tuesday, 18 February 2020 23:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...