Britania shtrëngon rregullat: Jo më viza për punëtorët e pakualifikuar

E mërkurë, 19 February 2020 08:28

Punëtorët e pakualifikuar, nuk do të marrin me viza per punesim ne Britani. Keshtu ben me dije BBC, duke iu referuar planeve të qeverisë britanike pas daljes nga Bashkimi Evropian.

Britania po u kërkon punëdhënësve te largohet nga mbështetja e “punës se lirë” nga Evropa dhe të investojnë në mbajtjen e personelit dhe zhvillimin e teknologjisë.

Burime zyrtare kane bere me dije se qytetarët evropiane dhe joevropianë që vijnë në Britaninë e Madhe duhet të trajtohen njesoj pas përfundimit të lëvizjes së lirë BE-Britani në 31 dhjetor.

Nderkohe qe Laburistët kane deklaruar me heret se “mjedisi armiqësor” do ta bëjë të vështirë thithjen e punëtorëve. Sekretari i Brendshëm Priti Patel tha se sistemi i ri nënkupton që ne Britani te kene mundesi te vijne me te miret.

Nga ana tjeter qeveria ka deklaruar se me sistemin e pikezimit do te mund te disiplinoje migrimin e pergjithshëm drejt Britanisë. Keshtu, sipas nje skeme te propozuar punëtorët që vijnë nga jashtë në Britaninë e Bashkuar duhet të flasin anglisht dhe kenë një ofertë pune nga nje “punedhenes i deklaruar”. Atyre do t’u jepen 50 pikë nëse do të përmbushin këto kritere.

Ne total emigrantët duhet të kapin 70 pikë që të jenë në gjendje të punojnë në Britani, me pikë që jepen për kualifikime, pagën mbi ofertën dhe punë në një sektor që ka mungesa.

Por, qeveria tha se nuk do të hapte rrugën për punëtorët me aftësi të pakta, ndaj i kërkoi bizneseve të përshtaten dhe rregullohen” deri ne fund të lëvizjes së lirë të njerëzve midis Britanisë dhe BE-së.

Sipas qeverise, 3.2 milionë qytetarët që kanë aplikuar për të qëndruar në Britaninë e Madhe mund të ndihmojnë në plotësimin e kërkesave të tregut të punës.

Modifikuar më E mërkurë, 19 February 2020 08:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...