Gjermania: Dënime të rënda për dhunën ndaj mjekëve, të mbrojmë ata që na mbrojnë!

E mërkurë, 19 February 2020 12:11

Mjekët, infermierët dhe ndihmësit e tyre në Urgjenca duhet të mbrohen më mirë në të ardhmen. Kjo është një pjesë e një projektligji në Gjermani, që lufton ekstremizmin e krahut të djathtë dhe krimin e urretjes, projektligj që u miratua nga Qeveria në 19 shkurt 2020.

Kështu, qeveria federale po reagon ndaj rritjes së dhunës ndaj personelit mjekësor.

Për këtë qëllim, mbrojtja e veçantë me ligj penal do të shtrihet në personelin mjekësor të Urgjencës dhe në departamentet e urgjencës ambulatore.

Stafi mjekësor i Urgjencës duhet të përfshihet nën mbrojtjen penale, të cilën Kodi Penal e jep deri tani për disa grupe profesionistësh, si për shërbimin e zjarrfikësve, mbrojtjen civile etj.

Kur punojnë për interesin publik, ata janë të ekspozuar ndaj situatave të veçanta të rrezikshme dhe kjo është arsyeja pse ata mbrohen veçanërisht si një grup profesional që afron ndihmë. Në raste të rënda, parashikohet deri edhe dënimi me pesë vjet burg.

Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn theksoi: “Mjekët dhe infermierët sulmohen gjithnjë e më shumë verbalisht dhe fizikisht, veçanërisht gjatë shërbimit të Urgjencës natën.

Kjo është absolutisht e papranueshme. Ata duhet të gëzojnë mbrojtjen e veçantë të komunitetit tonë. Prandaj ne po forcojmë dënimet për dhunë ndaj mjekëve, infermierëve dhe ndihmësve të Urgjencës. Mjekët dhe infermierët meritojnë respekt. Ne mbrojmë ata që na mbrojnë!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...