Meta publikon posterin, thirrje qytetarëve për protestën e 2 marsit: Besëlidhje kundër …

E mërkurë, 19 February 2020 19:13

Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se në datën 2 mars, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë, me popullin shqiptar tha ai do lidhet një besëlidhje “për të shpartalluar regjimin e oligarkëve’.

Këtë deklaratë të tij, presidenti e ka konfirmuar edhe nëpërmjet një postimi në facebook, ku me flamurin shqiptar dhe pa koment publikon foton: “Më 2 mars besëlidhje kundër grushtit të shtetit.”

Gjatë konferencës live Meta ka bërë ironi kur tha se ata që kërkojnë popullin e Presidentit, “të porosisin poture të gjera”.

Këto deklarata kreu i shtetit i bëri në konferencën për media kur u pyet nga gazetarët përse nuk e shpërndan atë që gjithnjë i referohet gjysmë parlamenti.


DEKLARATA E PLOTE

“Do e marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Veoprimet e Presidentit do jenë në mbrojtje të Kushtetutës. Ju siguroj që kjo godinë është sot një kështjellë e vetme për fat të keq, por e paepur dhe e pamposhtur për mbrotjen e Kushtetutës dhe demokracisë, nga data 2 mars kur do firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit përpara bulevardit me popullin shqiptar ku do lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave, dhe të shumë problemeve të tjera që nuk i meriton.

Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite ne bulevardin Dëshmorët e Kombit e ju japim fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojjnë popullin e presidentit në Whatsapp të porosisin poture të gjera”.

“Pjesëmarrës ne grushtin e shtetit është vetë qeveria dhe mazhoranca, ai që unë e quaj gjyasmë parlament për aryse që ju i dini ca përfaqëson edhe është antikushtetues. Ka persona të tjerë dhe do ketë padi të reja në ditët në vijim cdo ditë do ketë lajme për grushtin e shtetit”.

Modifikuar më E mërkurë, 19 February 2020 19:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...