Shakaja pa kripë e Cakajt në zyrën e Kurtit, me flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë

E mërkurë, 19 February 2020 15:40

Përderisa e thotë, Edi Rama, se është një nga ‘mendjet më të ndritura’ të shqiptarisë, imagjinoni se çfarë mendon për vetveten ministri në detyrë i Jashtëm Gent Cakaj. Pas surprizës së emërimit të tij nga Rama në detyrën e rëndësishme, lajmet më të bujshme që ai ka prodhuar janë memet në rrjet.

Edhe ditën e sotme gjatë takimit më kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të cilin dikur e ka pasur ‘shef të madh’ në Lëvizjen Vetëvendosje, Cakaj nuk e ka përmbajtur dot veten pa lëshuar një ‘perlë’.

Gjatë shtrëngimit të duarve me Kurtin, Cakaj duke ju drejtuar fotografëve dhe kameramanëve, ka lëshuar  një batutë ‘gjeniale’ 

‘Që doni i ndërrojmë, edhe flamurat’, ka thënë Cakaj duke qeshur vetë i pari, me shakanë e tij pa kripë.

Kurse Albin Kurti, këtë moment e ka kaluar pa koment dhe vetëm  me një buzëqeshje të lehtë. Kujtojmë se për një periudhë të gjatë që nga koha e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka njohur flamurin aktual të Kosovës, duke kërkuar që ai të zëvendësohet me atë kombëtarë (kuq e zi), të cilin mban edhe shteti i Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...