Kurti: Duhet të jemi të kujdesshëm, zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës

E Enjte, 20 February 2020 10:07

Kryeministri Albin Kurti për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, ka folur për rolin që po luan ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell  (nga Trumpi u emërua drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare) në bisedimet Kosovë-Serbi.

 

Kurti ka deklaruar se Grenell ka sjellë energji të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk beson se ka qëllime të këqija.

Por Kurti ka thënë se Kosova ka qeveri të re dhe se negociatat nuk mund të zhvillohen mes presidentëve.

“Këtë duhet ta bëjnë qeveritë e zgjedhura”, ka deklaruar Kurti për “Süddeutsche Zeitung”. Kryeministri i Kosovës ka thënë se dialogu me Serbinë duhet zhvillohet me parime të qarta.

“Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat janë të obligueshme për të dy palët. Serbia duhet të pranojë realitetin: Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Millosheviqit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët”, ka deklaruar Kurti.

Kurse për “shkëmbimin e territoreve” dhe ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se ky projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur.

“Duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës”, ka deklaruar Kurti.

Kurse për marrëveshjen për lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Mynih, Kurti ka deklaruar se qeveria e re nuk ka qenë e përfshirë.

“Na duhen më shumë rrugë dhe vija hekurudhore, por negociatat janë zhvilluar nga qeveria paraprake, ne nuk kemi qenë të përfshirë. Kam rezerva, mes tjerash lidhur me çështjen nëse financimi do të ishte në pajtim me Kushtetutën. Versionin final nuk e kam parë. As ministri i infrastrukturës, as unë si kryeministër nuk e kemi miratuar nënshkrimin”, ka deklaruar Kurti, ndërsa ka shtuar se ende ka njerëz të fuqishëm në pozita të rëndësishme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...